Categories
Përralla

Gjuetari i shpezeve

Një gjuetar shpezësh ngrehu kurthin për kojrila dhe e shikonte prej së largu se a do të zërë gjë. Kur në kurth, bashkë me kojrila ra edhe lejleku, ai vrapoi dhe e kapi bashkë me to. Kur lejleku filloi t’i lutet që të mos e vrasë, kude i thënë se jo vetëm që nuk është i dëmshëm për njerëzit, por përkundrazi është edhe i dobishëm për ta, sepse kap e zhduk gjarpërinjtë dhe rrëshqitësit e tjerë, gjuetari i tha:
Megjithëse nuk je i dëmshëm për ne njerëzit, prapëseprapë e meriton dënimin, sepse je shoqëruar me të këqinjtë.

Prandaj, edhe ne njerëzit duhet t’i shmangemi shoqërimit me të këqinjtë, që të mos duket se marrim pjesë në punët e tyre të këqia.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *