Ditën e sotme interneti është shndërruar në një entitet të pakrahasueshëm ku miliarda njerëz mund të mësojnë dhe të lidhe me njëri-tjetrin.
Por nuk ka qenë gjithnjë siç është sot. Interneti ka kaluar nëpër dy faza të mëdha dhe tashmë po shkojmë drejt fazës së tretë.
Terminologjitë e përdorura për përshkrimin e dy fazave të para të internetit janë si Web 1.0 dhe Web 2.0 dhe nuk janë vënë në diskutim asnjëherë.
Por tani siç duket jemi gati të hyjmë në fazën tjetër dhe besojmë se mund të keni një ide sesi do të quhet. A do të quhet Web3 apo Web 3.0?
Për të kuptuar më mirë le të shohim historinë e internetit.
Historik i shkurtë i Internetit
Web 1.0 i referohet World Wide Web shpikur nga Sir Tim Berners-Lee.
- Ishte i thjeshtë, përqendrohej tek ndërlidhja, lidhja në ueb dhe dizajni fundamental i uebit
- Uebsajtet ishin kryesisht informuese me shumë pak opsione për kontribut
- Përdoruesit mund të dërgonin e-mail me tekst pa opsionin për të dërguar imazhe
- Motorët e kërkimit ekzistonin por rezultatet ishin jo të sakta dhe pa rëndësishme
- Njerëzit kishin nevojë për kompjuterë desktop dhe laptop për të aksesuar internetin
Kryesisht interneti ishte një platformë online vetëm-lexo.
Web 2.0
Tranzicioni në fazën tjetër nisi në 2004, kur Web 2.0 u shfaq i termi përshkrues i saj. Tashmë bota po zhvendosej nga një internet që shërbente si platformë statike komunikimi drejt një ambienti dinamik dhe pjesëmarrës online. Disa prej mundësive që ofronte ishin:
- Eksperienca uebi të personalizuara sipas përdoruesit
- Blogjet, media sociale dhe uebsajtet e shpërndarjes së videove demokratizuan krijimin e përmbajtjeve
- Platformat e medias sociale mundësonin
- Platformat e medias sociale ju mundësuan njerëzve të lidhen, të diskutojnë dhe ndajnë eksperiencat me njëri-tjetrin
- Përhapja e internetit me shpejtësi të lartë dhe inovacionet në multimedia mundësuan që përdoruesit të ndajnë përmbajtje të pasura
- Nisi revolucioni e-commerce ku bizneset mund tu ofronin konsumatorëve eksperienca shitblerjeje online
Web 2.0 e bëri internetin të pazëvendësueshëm për miliarda njerëz por është larg perfektes.
Web 3.0
Është një koncept që qëndron sipas ideve të propozuara nga Tim Berners-Lee, shpikësit të World Wide Web për gjeneratën e ardhshme të internetit. Është më i ndërlidhur dhe përfaqëson një ekosistem inteligjent online ku të gjitha të dhënat tuaja ruhen në një vend dhe ju keni kontroll të plotë mbi aksesin e tyre.
I referuar edhe si Ueb Semantik, versioni i këtij interneti adopton standardet W3C (World Wide Web Consortium) për të mundësuar menaxhimin e informacionit me inteligjencë njerëzore. Synon ta bëjë të mundur që përdoruesit të lidhen me të gjithë informacionin e tyre online përmes ndërlidhjes në platforma të ndryshme.
Në Web 3.0 të dhënat ruhen në “Solid Pods” të cilët janë hapësira të dhënash të personalizuara për përdoruesit të cilët mund ti aksesojnë, përditësojnë dhe ti ndajnë sipas nevojës. Përdoruesit duhet të kenë një WebID për identifikim dhe autorizim aksesi në të dhëna.
Web 3.0 është vizioni i Tim Berners-Lee për internetin e ardhshëm. Për fatin e mirë parashikimi i tij nuk është shumë larg drejtim që interneti po shkon sot: Web3.
Çfarë është Web3?
U hodh si një ide nga Gavin Wood në 2014-ën, bashkëthemeluesi i Ethereum, dhe përfaqëson vizionin e një versioni më të mirë interneti i cili është i decentralizuar dhe demokratik.
Është në kundërshti me statusin e sotëm të internetit ku pak kompani teknologjike kanë përqendruar pushtetin dhe kanë influencë të madhe sesi interneti përdoret.
Ndryshe nga realiteti online që kemi sot, Web3 prezanton sistemin peer-to-peer që është i varur nga kontributi i përdoruesve në rrjet dhe infrastrukturë duke eliminuar kështu influencën monopolistike të një pale të vetme.
Shtylla kurrizore e Web3 është teknologjia blockchain, ajo teknologji që fshihet pas shumë kriptomonedhave. Blockchain mundëson decentralizim i cili siguron pjesëmarrësi se do të kontribuojnë në një rrjet pa ndërhyrjen e një lojtari të madh.
Një tjetër koncept i Web3 është besimi. Aktualisht ne ju besojmë korporatave me idenë se kanë qëllime të pastra ndaj të dhënave tona. Por nuk është gjithnjë kështu. Web3 synon të kalojë internetin në një model ku nuk kemi nevojë tu besojmë kompani por të varet çdo gjë në algoritmet blockchain.
Në këtë mënyrë nuk kemi pse ti besojmë kompanisë por vetë teknologjisë. Në tërësi, ideja e Web3 është një internet ku pushteti është i ndarë në mënyrë të barabartë mes njerëzve duke e bërë një hapësirë më transparente.
Web3 dhe Web 3.0: Ku është dallimi?
Përpara se të flasim për dallimet, duhet theksuar se të dy vizionet për gjeneratën e ardhshme të internetit kanë një mision të përbashkët: të krijojnë një version interneti që është më i mirë se ai që kemi.
Pavarësisht kësaj, Web3 dhe Web 3.0 kanë disa dallimi lidhur me atë çfarë synojnë të arrijnë:
- Ideologjia: Ndërsa Web 3.0 është parë si një evolucion i uebit në një ekosistem më të ndërlidhur dhe aksesueshëm, Web3 mbështetet tek decentralizimi i internetit duke i dhënë përdoruesit më shumë fuqi
- Modeli i shpërndarjes: Si vijim i Web 2.0, Web 3.0 përfiton nga avantazhet e modelit ekzistues klient/server ndërsa Web3 përdor një model të decentralizuar peer-to-peer.
- Protokollet: Edhe njëherë tjetër Web 3.0 do të avancojë protokollet ekzistuese HTTP/HTTPS për të mundësuar shkëmbim më të mirë të dhënash ndërsa Web3 adopton protokollin bazuar në blockchain për decentralizimin e shkëmbimit të informacionit.
Duhet theksuar se Web 3.0 nuk ka fituar ende popullaritet ndërsa Web3 është më i përhapur për shkak të lidhjeve të tij me kriptomonedhat dhe teknologjinë blockchain. Ndërsa më shumë mënyra të përdorimit të blockchain po shfaqen çdo ditë, me shumë gjata Web3 do të përcaktojë fazën e ardhshme të internetit.
One reply on “Historiku i shkurtë i Internetit web”
8 Dysregulation of ER expression has been observed in 60 70 of breast cancer patients priligy tablet