More

    Leku shqiptar – Çfarë simbolike mbajnë kartëmonedhat në qarkullim

    Kartëmonedhat e një vendi janë pjesë e identitetit kombëtar të tij.

    Kartëmonedhat e një vendi janë pjesë e identitetit kombëtar të tij.

    Në cilësinë e emetueses së vetme të monedhës dhe kartëmonedhës shqiptare, Banka e Shqipërisë ka përzgjedhur të ndjekë konceptin e pasqyrimit të epokave historike nëpërmjet paraqitjes së portreteve të personaliteteve simbol të tyre në serinë aktuale të kartëmonedhave.

    Krahas portretit të personit, dizajni i kartëmonedhës përfshin edhe elemente të tjera stilistike, të cilat lidhen me arritje të veçanta të figurës historike të portretizuar.

    Seria aktuale e kartëmonedhave përfshin këto periudha:
    – Kartëmonedha 2000 lekë përfaqëson epokën ilire (portreti i Mbretit Ilir Gent)
    – Kartëmonedha 5000 lekë përfaqëson periudhën e Skënderbeut (portreti i tij)
    – Kartëmonedha 1000 lekë përfaqëson Mesjetën (portreti i Pjetër Bogdanit)
    – Kartëmonedha 200 lekë përfaqëson Rilindjen (portreti i Naim Frashërit)
    – Kartëmonedha 500 lekë përfaqëson Pavarësinë (portreti i Ismail Qemalit)
    – Kartëmonedha 10000 lekë me simbolet e flamurit kombëtar dhe himnit, në proces të prodhimit (portreti i Asdrenit).

    Latest news

    Related news

    LEAVE A REPLY

    Please enter your comment!
    Please enter your name here