More

    Menaxheri i Hysajt: Rinovon kontratën dhe shitet në verë

    Mario Giuffredi, menaxheri i Elseid Hysaj, e sheh të ardhmen e shqiptarit larg Napolit, përtej faktin që kohet e fundit ka patur shumë më tepër minuta në dispozicion me Gattuson trajner.

    “Kemi folur për këtë dhe Napoli e di situatën e tij. Do të presim përgjigjet dhe kur t’i marrim do ta shohim çfarë do të ndodhë. Ekziston dëshira për zgjatjen e kontratës dhe për shitjen e tij në verë. Nuk i dua më dy lojtarë të mi në të njëjtin rol”.

    Hysaj ka luajtur 11 ndeshje në Serinë A në këtë sezon dhe dy të tjera në Kupën e Italisë. Gjatë verës për 26-vjeçarin pati interes konkret nga Atletico Madridi dhe Roma.

    Latest news

    Related news

    LEAVE A REPLY

    Please enter your comment!
    Please enter your name here