Categories
Sport

Moto GP, çmimi i madh i Britanisë dhe ai i Australisë nuk do të zhvillohen

Kalendari i Botërorit 2020 në Moto Gp ka humbur zyrtarisht edhe dy gara të tjera. Janë anuluar Çmimi i madh i Britanisë së Madhe dhe Australisë, që duhej të zhvilloheshin respektivisht në 30 gusht dhe 25 tetor. Janë hasur shumë vështirësi logjistike për të organizuar këto dy gara. Në Silverstone ishte shumë e vështirë zhvillimi i dy garave, në pistën britanike, në të njëjtin muaj gusht, ndërsa përsa i përket, Phillip Island ekziston ende frika për udhëtimet ndërkombëtare. “Dua të falenderoj tifozët stoikë britanikë për durimin dhe mbështetjen e tyre – ka deklaruar administratori i deleguar i cirkuitit të Silverstone, Stuart Pringle

Tani na duhet të presim 2021 kur pista jonë do të presë edhe njëherë një garë të MotoGP, më të shpejtën dhe më historiken në kalendar. Do të punojmë fort, që ta bëjmë këtë garë të jashtëzakonshme”. Një mesazh vjen edhe nga Carmelo Ezpeleta: “na vjen keq të njoftojmë anulimin e këtyre dy garave ikonë të Moto Gp – ka thënë drejtori i përgjithshëm i Dorna – Ato në Silverstone e Phillip Island  janë prej kohësh dy nga fundjavat më ekzaltuese të sezonit. Të dy pistat ofrojnë garat më të konkurruese të kampionatit. Mezi presim të rikthehen në 2021 për të na dhuruar dyluftime të tjera të jashtëzanshme”. Për momentin botërori i Moto Gp, nuk një datë zyrtare se kur do të fillojë. Plani i organizatorëve është të nisë në 19 korrik në Jerez me Çmimin e Madh të Spanjës, për të vazhduar sërish një javë më vonë, në të njëjtën pistë me garën debutuese të Andaluzisë. Zhvillimi i këtyre garave ka patur mbështetjen e autoriteteve rajonale, por mbetet ende aprovimi i qeverisë spanjolle, me të cilën bisedimet janë në vazhdim.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *