Më shum

    Nga sharlatanë e matrapazë në llafazanë e kokëpalarë nga Fan Noli

    Fan Noli ka qenë dhe është nga ata njerëz që të vërtetën ta thoshte në sy dhe nuk i trembej asaj, e për më tepër kur puna vinte tek bashkëkombësit e tij.

    Ka kohë që në vendin tonë po qarkullon një vjershë për të cilën thuhet se autorësia i përket Fan Nolit dhe ku ai jep virtyte dhe vese të shqiptarëve nga të gjitha qytetet e vendit. Profesor Nasho Jorgaqi në një artikull të tijin e shpjegon më së miri se si qëndron e vërteta e kësaj poezie, e mbi të gjitha a e ka shkruar realisht Fan Noli apo është një sajesë?

    “Zbulimi pas vitesh të tëra hulumtimi nëpër arkiva. A i ka shkruar Fan Noli vargjet për “sharlatanët tropojanë, skraparllinjtë që të japin dru, lebërit që shtrojnë njerëzinë, shkodranët e ahengut, tiranasit dembelë Stambolli, durrsakët llafazanë, kavajasit kokëpalarë…”? Ka vite që qarkullon dorazi në rrethe të ndryshme publike një vjershë nën titullin e sajuar “Merr e zgjidh” ose pa titull fare, e cila i atribuohet Fan Nolit. Ajo është një vjershë strofike, shkruar në vargje tetërrokëshe, por numri i strofave nuk është i qëndrueshëm, ato lëvizin nga 5-6 deri në 22 strofa, për aq sa më kanë rënë mua në dorë.

    Duhet patjetër të kërkojmë origjinalin në arkiv, ndryshe nuk mund të japim një gjykim shkencor. Por i ardhuri, para se të largohej, na tha se “Të keni besim te im atë. Ai ka qenë aktivist i Vatrës dhe i afërt me Nolin.”

    “MERR E ZGJIDH”
    A të duhen luftëtarë?
    Dhe arratinë armiku të marrë?
    A do botës t’i vësh zjarrë?
    Merr nja dhjetë kosovarë.
    A do male me dëborë
    Trima të fortë e malësorë
    Fort bujarë e burrërorë
    Shkon në Kukës i ke në dorë.
    A të duhen sharlatanë
    Që lëpihen në çdo sahanë
    Që të përçajnë vatanë
    Ke sa të duash tropojanë.
    A do njerëz për aheng
    Për tryeza e për kuvend
    Burra e gra kërcejnë me lodër
    Këta i gjen veç në Shkodër
    Njerëz të zgjuar me lezet
    Që i gjen në çdo anë
    Që të bëjnë muhabet
    Këta janë mjeshtrit dibranë.
    A të duhen budallenj
    Ca gomerë e ca kopukë
    Hajdut, kaçak e batakçinj
    Shko e merri mu në Pukë.
    A do trima sejmenë?
    Kapardisur kudo venë
    Gjumi pa i zënë t’mos flenë
    Për tre mirditorë bëj benë.
    Këta matjanë burra të zotë
    Që dikur kanë bërë barot
    Se i njeh gjithë vendi mbarë
    Nuk bëjnë tjetër veç për xhandarë.
    A të duhen gënjeshtarë?
    Matrapazë e kokëtharë?
    Kripën ta shesin për farë
    Merr krutanë dhe je i larë.
    Do dembelë për Stamboll?
    Mos u lodh e mos hiq hall
    Të rreshtosh nja tri taborë
    Tiranasit t’i zgjedhësh me dorë.
    Po qejflinj a të duhen
    Që me jevga dinë të kruhen
    Zonja që pjellin çdo vit
    Veç Elbasani i rrit.
    Në do burra llafazanë,
    Që çudisin gjithë dynjanë
    Që rrinë tërë ditën rrugës
    Nga këta gjen plot në Durrës.
    Po kërkove kokë palarë
    Kryengritës dhe gomarë
    Që punët të shkojnë vaj
    Shko e merri në Kavajë.

    Kërkon hoxhë e kërkon prift
    Mos bridh e mos u ngjit
    Se si këta që bëjnë mëkat
    I gjen vetëm në Berat.
    A do urtë njerëzit të rrinë
    Nën komandë të kesh ushtrinë
    Në tabjate të kesh njerëzinë
    Merre të gjithë Labërinë.
    Do për punë një korçar?
    I ke bujq e ustallarë
    Me gra bashkë e hapin varrë
    Krah e kokë s’u ka të sharë.
    Do budallenj që veç hanë?
    Me dy këmbë do hajvanë?
    Pasuri që s’dinë të venë
    Merr shëtit gjithë Myzeqenë.
    A do të ruash florinj?
    Katandinë e shtëpinë?
    Me dy qofte mbush sininë
    Ec e merr gjirokastrinë.
    A do të hash e të bësh qejf?
    Sofra e shtruar si për mbret
    Pastërti e për hyzmet
    Të tillë gjen veç në Përmet.
    Do ministra kolonjarë?
    Se mbahen burra për mend
    Duan kudo të jenë të parë,
    Në mexhlis e në kuvend.
    Hall i madh me skraparllinj
    Ka rrezik të hash dhe dru
    Dy ministra le të rrinë
    Se na duhen dhe pa tre.
    Ore të gjorë harruam Vlorën
    Se kjo punë lahet me gjak,
    Dy shirit e një medalje
    Kësaj pune i vënë kapak.

    Latest news

    Nipi 5-vjeç humbi jetën në aksident rrugor, prej 3 vitesh ngjarja pa autor

    Kërkojmë ndihmën e SPAK të vendosë drejtësiNipi 5-vjeç humbi jetën në aksident rrugor, prej 3 vitesh ngjarja pa autor Nga : Kadri Malka Në të vërtetë,...

    Cohu Shqiptar!

    Në këmbë o Shqiptar që vendin tuaj e doni, Pash atë gjak që kanë derdh t´parët fjalën ma dëgjoni. Të bashkohemi për këtë komb ku i...

    “Atje në Nikaj – Mërtur ”, titullohet kënga më e re nga Gjergj Gjonaj

    Këngëtari Gjergj Gjonaj ka sjellur projektin e tij më të ri muzikor. “Atje në Nikaj - Mërtur ”, titullohet kënga e cila vjen e realizuar...

    Historia e fshatit Mandrica ne Bullgari. Ruajtja e rrenjeve dhe refuzimi per tu bere bullgare, turq apo greke

    SHPËRNGULJA E SHQIPTARËVE NË TROJET E BULLGARISË SË SOTME KA NJË HISTORI TË GJATË. EKZISTOJNË BURIME ME KARAKTER LEGJENDAR QË DATOJNË ARDHJEN E SHQIPTARËVE...

    Related news

    Nipi 5-vjeç humbi jetën në aksident rrugor, prej 3 vitesh ngjarja pa autor

    Kërkojmë ndihmën e SPAK të vendosë drejtësiNipi 5-vjeç humbi jetën në aksident rrugor, prej 3 vitesh ngjarja pa autor Nga : Kadri Malka Në të vërtetë,...

    Cohu Shqiptar!

    Në këmbë o Shqiptar që vendin tuaj e doni, Pash atë gjak që kanë derdh t´parët fjalën ma dëgjoni. Të bashkohemi për këtë komb ku i...

    “Atje në Nikaj – Mërtur ”, titullohet kënga më e re nga Gjergj Gjonaj

    Këngëtari Gjergj Gjonaj ka sjellur projektin e tij më të ri muzikor. “Atje në Nikaj - Mërtur ”, titullohet kënga e cila vjen e realizuar...

    Historia e fshatit Mandrica ne Bullgari. Ruajtja e rrenjeve dhe refuzimi per tu bere bullgare, turq apo greke

    SHPËRNGULJA E SHQIPTARËVE NË TROJET E BULLGARISË SË SOTME KA NJË HISTORI TË GJATË. EKZISTOJNË BURIME ME KARAKTER LEGJENDAR QË DATOJNË ARDHJEN E SHQIPTARËVE...

    LEAVE A REPLY

    Please enter your comment!
    Please enter your name here