“Historia e Diplomacisë Shqiptare” ka sjellë këtë javë në arkivën online materiale që flasin për përpjekjet e qeverisë shqiptare për të vendosur marrëdhënie diplomatike me SHBA-në.
Procesi u finalizua më 28 korrik 1922, ndërkohë që, kërkesat e qeverisë shqiptare paraqiten në datë 17 nëntor 1921 dhe 7 qershor 1922.
Ministri i parë Fuqiplotë dhe i Jashtëzakonshëm shqiptar në Uashington, Faik Konica është emëruar në këtë post në korrik të 1926-s.
Ai hapi Legatën shqiptare në SHBA dhe e kreu këtë detyrë deri pak muaj pas pushtimit të Shqipërisë.
Gjatë kësaj periudhe u nënshkruan disa marrëveshje midis dy vendeve, ku mund të veçojmë; traktatin mbi njohjen e pasaportave amerikane shtetasve amerikanë me origjinë shqiptare, traktatin mbi suprimimin e taksës së vizës për pasaportat shqiptare dhe amerikane të personave joemigrantë, traktatin e arbitrazhit, traktatin e miqësisë për paqen e përgjithshme, traktatin e neutralitetit, traktatin e ekstradimit të personave keqbërës, etj.