Hera e fundit që Organizata Botërore e Shëndetësisë shpalli një pandemi ishte qershori i vitit 2009 si pasojë e përhapjes massive të gripit të derrit H1N1.11 vjet më vonë, bota po përballet me një armik të ri tinëzar i cili përhapet shumë lehtë.
Koronavirusi përhapet nëpërmjet:
-piklave të pështymës,
-kollës,
-tështimës
-Prekjes së gojës apo hundës me duar të palara
-Prekjes së sipërfaqeve të kontaminuara me koronavirus -dhe më pas futja e duarve në gojë apo hundë.
Për të eleminuar nga sipërfaqet e duarve koronavirusin duhet larja me ujë dhe sapun e duarve ose dezinfektimi me solucione me bazë alkooli.
Cilat Janë Simptomat e Infeksionit?
Simptomat varen nga virusi, por shenjat e zakonshme përfshijnë simptomat e aparatit të frymëmarrjes:
-ethe,
-kollë,
-gulçim
-vështirësi në frymëmarrje.
Në raste më të rënda, infeksioni mund të shkaktojë pneumoni, sindromë të rëndë respiratore akute, insuficiencë të veshkave, madje edhe vdekje.
Pastrimi Dhe Dezinfektimi – 2 Hapat Më Të Rëndësishëm Të Mbrojtjes Nga COVID-19
Të dhënat e deritanishme tregojnë se COVID-19 mund të qëndrojë në sipërfaqe oër orë dhe ditë të tëra. Pastrimi dhe dezinfektimi është praktika më e mirë parandaluese e përhapjes së tij. Kjo praktikë duhet ndjekur me rigorozitet nga të gjithë, madje edhe në shtëpi, sepse synon kufizimin maksimal të jetëgjatësisë së virusit. Pastrimi është një term që nënkupton heqjen e papastërtive, mbetjeve dhe njollave të dukshme në sipërfaqe të ndryshme. Pastrimi nuk i eliminon mikrobet dhe viruset por ul ndjeshëm sasinë e tyre dhe rrezikun e përhapjes. Dezinfektimi është një term që nënkupton përdorimin e substancave kimike për eliminimin e virozave dhe baktereve nga sipërfaqet.
Dezinfektimi duhet bërë gjithnjë pas pastrimit. Ekspertët këshillojnë që njerëzit të pastrojnë rregullisht sipërfaqet më të prekura të shtëpisë siç janë tavolina, dorezat, tualeti, lavamani, çelësi i dritës, e të tjera si këto. Ato duhen pastruar mirë me ujë dhe sapun, duhen tharë e më pas duhen dezinfektuar me alkol. Gjatë këtyre dy proceseve, duhet të mbani gjithnjë dorashka një-përdorimëshe të cilat duhet t’i hidhni në plehra pas pastrimit. Nëse përdorni dorashka shumë-përdorimëshe sigurohuni që ato t’i lani mirë me ujë dhe sapun dhe t’i mbani veçmas nga sendet e tjera të pastrimit. Pas larjes së dorashkave, duhet të lani edhe duart. Për dezinfektim, ekspertët këshillojnë që të përdorni alkol (mbi 70%) dhe ta tresni në sasi të barabarta uji dhe më pas ta hidhni në shishe spërkatëse.Nëse dëshironi të përdorni zbardhuesin e thjeshtë mund të tresni katër lugë gjelle zbardhues në një litër ujë dhe më pas ta përdorni për dezinfektim./