Në Antigone, prodhimi lokal i enëve prej bronzi tashmë është konfirmuar edhe nga zbulimi i një punishte ndodhur brenda banesës së artizanit të qytetit i njohur me emrin Pirro.
Figura e sfinksit, gjetur brenda kësaj punishteje, duhet të ketë shërbyer si mbajtëse dekorative e një ene të madhe prej bronzi. Në trupin e sfinksit janë vendosur krahët, të punuar veçmas, njeri prej të cilëve ka humbur. Duke krijuar lëvizjen në formën e një harku, që duket sikur çan përpara, kjo figurë gruaje me krahë shqiponje plotëson anën funksionale të kësaj mbajtëseje. Forma e bukur stilistike e sfinksit si dhe e objekteve të tjera të zbuluara, tregojnë për nivelin e lartë që kishin arritur artizanët në qytetin e Antigonesë.
Ky objekt ruhet në Muzeun Historik Kombëtar.
Skeda:
Këmbë vazoje në formë sfinksi
Bronz. Lartësia 23 cm, gjerësia 17,5 cm
Antigone
Gjysma e shek. III p. Kr.
Nr. i inventarit 1238
Antigonea ka qenë një qytet i lashtë i ndërtuar në shekullin III para Krishtit, ishte një qytet jetëshkurtër, që jetoi rreth 150 vjet. Rrënojat e tij ndodhen 14 kilometra nga qyteti i Gjirokastrës.
Themelimi i qytetit lidhet me një nga emrat më të famshëm të antikitetit, mbretin Pirro të Epirit. Në fillim të shekullit III p. Krishtit Pirro u detyrua të shkonte në luftë në Egjipt, ku aftësitë e tij tërhoqën vëmendjen e Berenicës, gruas së mbretit Ptoleme të Egjiptit, e cila i ofroi atij dorën e së bijës, Antigoneas. Si mirënjohje për vjehrrën dhe gruan e tij të parë, Pirro vendosi të ndërtonte një qytet të ri me emrin Antigonea./ATSH
2 replies on “Sfinksi në Antigone, dëshmi e prodhimit lokal të enëve prej bronzi”
b4uvn4
Thanx for the effort, keep up the good work Great work, I am going to start a small Blog Engine course work using your site I hope you enjoy blogging with the popular BlogEngine.net.Thethoughts you express are really awesome. Hope you will right some more posts.