Arian Shehu, një “Mjeshtër i Madh” i polifonisë, është lideri i grupit “Ergjëria” që fillesat i ka prej vitit 1978, me bashkimin e djemve të rinj të lagjes Dunavat i Parë. DRTK Gjirokastër kujton se ishte pikërisht ai, “marrësi” i cili u bë dhe shtysa kryesore e formimit të grupit të lagjes.
Emrat të cilët iu bashkuan grupit ishin: Mevlut Meleqi, Gëzim Haska, Fatos Haska, Jani Hysi të cilët spikatën si grup i të rinjve në Sheshin e Çerçizit.
Koncertin e parë ky grup i këngës polifonike e mbajti pikërisht në Sheshin e Çerçizit, ku interpretuan këngën “Sado Meleqi”, që më pas dëgjohej në radion e qytetit.
Vitet `80 u shenjuan nga arritjet më të mëdha të këtij grupi, me çmime të para në festivale. Kënga e tyre arriti të dëgjohet edhe përtej detit deri në vitin 1994 ku dhe grupi u nda dhe Arian Shehu krijoi grupin e tij me emrin “Ergjëria”, duke e çuar polifoninë shqiptare në shtete të tjera si Francë, Suedi, Danimarkë, Greqi etj.
Tashmë grupi ka marrë titullin “Mjeshtër i Madh” dekoruar nga Presidenti i Republikës si dhe në vitin 2023 titulli “Mjeshtër i Madh” për liderin e grupit Arian Shehu i cili me dashurinë për polifoninë iu shërben edhe sot brezave me përkushtim duke besuar se polifonia duhet mbajtur gjallë në breza.
DRTK Gjirokastër shkruan se së fundmi grupi ka marrë ftesë nga shteti francez për të performuar kënget e vjetra të cilat i rezistojnë çdo kohe./ATSH
5 replies on “Polifonia, kënga që kapërcen kufijtë gjeografikë e ata kohorë”
I am no longer sure where you are getting your info, but good topic. I must spend a while finding out more or working out more. Thanks for wonderful information I used to be looking for this info for my mission.
i6k6oo
v3ahbr
obviously like your website however you have to take a look at the spelling on several of your posts. A number of them are rife with spelling problems and I in finding it very bothersome to inform the truth nevertheless I will certainly come again again.
I genuinely enjoy studying on this site, it has good articles.