Categories
Lajme

Shorti në Champions / Vazot e Partizanit dhe Shkëndijes

Mesditën e kësaj të marte në Nion, skuadrat shqiptare pjesëmarrëse në Ligën e kampioneve do të mësojnë kundërshtarët e tyre, Partizani i kualifikuar nga Kategoria Superiore dhe Shkëndija e Tetovës kampione e Maqedonisë së Veriut.

UEFA ka përcaktuar 3 vazo ku janë përfshirë ekipet pjesëmarrëse në këtë tur, duke ndarë gjithashtu ekipet favorite.

Në vazon e parë janë 10 skuadra nga të cilat gjysma janë me koeficent të lartë, e mes tyre edhe kuqezinjtë e Shkëndijës. Skuadra tetovare pret një rival të lehtë dhe krejtësisht të kalueshëm, të paktën në këtë fazë. Më e vështirë situata për Partizanin që ndodhet në vazon e dytë por poshtë vijës që ndan favoritët.

Demat e kuq mund të luajnë me ekipe të forta si Sëlltik apo Karabak. Për kryeqytetasit, rivalë të përballueshëm konsiderohen moldavët e Sherif Tiraspol, kampioni i Luksemburgut, Dudelanzh apo Sllvan Bratisllava. Ndeshjet e para ku mund të shohim ekipet shqiptare janë programuar në 9 dhe 10 Korrik ndërsa kthimi i përballjeve të Champions League, në 16 dhe 17 Korrik

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *