Categories: Shëndeti

Si të qetësojme nervat

Jeta mund të na përplas nga një breg në një tjetër dhe të na bëj të kemi nevojë ti qetësojmë nervat. Nuk është çudi që ankthi dhe stresi janë pjesë normale e jetës kur jetojmë në një botë shpejt të ndryshueshme. Nganjëherë është vështirë të mbajmë qetësinë dhe mbledhim veten shkruan shqip.info. Fatmirësisht këto 7 mënyra si të qetësojmë nervat do ju ndihmojnë që të ç’kyçeni nga gjërat e përditshme dhe relaksoheni para se nervat e tua të stresuara t’ ju çojnë para rrënimit shkruan shqip.info.

1. Masazhi
Kur ka qenë hera e fundit që i ke dhuruar vetës masazh? A të ka ndihmuar të qetësosh nervat dhe lirosh stresin? Besoj se po. Masazhi është një mënyrë shumë e mirë për të larguar frustrimet dhe ndihesh më mirë. Pra shko bëj vetës masazh, lejo trupin tuaj të relaksohet duke i nxjerr streset nga shpina, qafa, këmbët dhe shputat. Lexo tutje për mënyrat tjera të qetësimit të nervave.

2. Yoga
Yoga është ushtrim qetësues që të lëviz nga një pozit në një tjetër. Kur bënë Yoga ti vënë në punë balancimin, forcën dhe fleksibilitetin. Një gjë dihet se shumë njerëz anë e kënd botës gjithmonë tregojnë se ndihen shumë më mirë pas një seance Yoga. Të ndihmon të qetësosh mendjen, të fokusohesh në trup dhe përmirësosh aftësitë tua. Nëse asgjë tjetër, ky është një moment që të largohesh nga gjithçka tjetër dhe punosh me veten.

3. Meditimi
Shumë njerëz përdorin meditimin si mënyrë për tu relaksuar dhe sjell energji pozitive. Gjatë meditimit ju fokusoheni në frymëmarrje dhe mendon mendime pozitive dhe qetësuese. Ka disa mënyra meditimi kështu që juve ju duhet të provoni disa teknika para se të gjesh një që funksionon mirë për ty.

4. Aromaterapia
Është mahnitëse se sa ndikon në trup fuqia e aromës. Aromaterapia njihet se ka aftësi të qetësoj një person dhe shtoj zellin (entuziazmin për të ndjekur një shkak apo qëllim dhe kryer punët më me efikasitet). Aroma livandës është njëra nga ato që njihet si qetësues. Përveç tjerash këto vajra aromatike mund të përdoren edhe në vaskë e pse jo edhe të hedhim pak në rroba që veshim gjatë ditës për të na qetësuar gjatë gjithë ditës.

5. Barishtet
Edhe barishtet janë të mira për qetësim. Mund ti përgatitësh si çaj e ca tjera mund ti gjesh si tableta. Kava dhe Motherwort janë dy barishte më të njohura shumë të mira kundër ankthit. Që të dyja gjenden si çaj dhe tableta. Kamomila është një çaj tjetër që është shumë qetësues i mirë i nervave.

6. Refleksologjia
Refleksologjia është praktikë shumë e popullarizuar që përdoret për të trajtuar dhimbjet dhe zvogëluar stresin. Trupi juaj është i mbushur me pika presioni të ndryshme që, kur shtypen, ju ndihmojnë të qetësoheni dhe relaksoheni. Një mënyrë e mirë e relaksimit është ngjeshja e veshve. Kjo bëhet duke përdor gishtin e madh dhe tregues për të ngjeshur skajin e jashtëm të veshit për disa minuta.

7. Pushimi
Nganjëherë e gjitha që na duhet që të qetësohemi është një natë e mirë me gjumë pushues. E di që në disa raste të provosh të bësh gjumë të qetë gjersa ndihesh nën presion dhe i stresuar duket gati e pamundur, por bëj ç’mundesh që të pushosh sa më shumë që mundesh gjatë këtyre kohëve në jetën tuaj. Të arrish të bësh gjumë të mjaftueshëm të ndihmon të mendosh më kjart dhe jesh i gatshëm të përballesh me probleme të ndryshme./shqip.info

SHQIP

Founder and CEO në shqip.info / Ideues dhe krijues për shqip.info! Më moton : Shqipëria do të jetë më pranë jush gjithmonë!

Recent Posts

Ja pse kamomili konsiderohet si bima e shenjtë

Kamomili është një bimë mjekësore shumë e njohur e përdorur që në kohët e lashta,…

3 weeks ago

Çfarë ju ndodh nëse flini më shumë se zakonisht

Gjumi të bën më të bukur. Është një fakt i vërtetuar nga shkenca. Rezultati i…

3 weeks ago

Si të zhdukësh thinjat e parakohshme

Pavarësisht moshës, flokët e thinjur janë problem për shumë njerëz, femra dhe meshkuj. Thinjat janë…

3 weeks ago

9 ushqime që mund ti hani pa frikë nëse keni uri natën

Për disa njerëz të ngrënit gjatë natës është një makth dhe për disa, kjo është…

3 weeks ago

Njihuni me disa përfitime shëndetësore për trupin tuaj kur agjëroni

Agjërim do të thotë të heqësh dorë me dëshirë nga konsumi i disa ose të…

3 weeks ago

Shtatë zakonet e njerëzve më të lumtur në botë

Nuk ka kohë më të mirë se sa tani për të menduarit në lidhje me…

3 weeks ago