Categories
Kulturë Shqipëria

Stela e ushtarit ilir Bato nga Kaliqani i Istogut

Stela e ushtarit ilir Bato nga Kaliqani i Istogut

Nga: Haxhi MEHMETAJ, arkeolog

Nga ky mbishkrim kuptojmë që kemi të bëjmë më një monument varri të ushtarit  më origjinë ilire Aurelius Bato, i cili kishte jetuar 30 vjet, 12 prej të cilave i kishte kaluar në shërbim ushtarak në njësitin e legjionin 7 Claudia. Monumentin të birit të tij të virtytshëm ia kishte ngritur i ati Aurelius Viator. Babë e bir bartin gentilicin perandorak romak Aurelius, ndërsa i biri sipas formulës onomastike tri gjymtyrësh  ruan emrin ilir Bato në cilësinë e kognomenit. Nuk dihen shkaqet e vdekjes së ushtarit të ri. Stela i takon shek. III pas Krishtit.

Në fund të shek. XX gjatë rregullimit të rrugës së fshatit Kaliqan të Komunës së Istogut, në vendin Gjyshkokë, ishin gjetur dy fragmente të një monumenti mbi varrezor  – stele dardane më mbishkrim latin, ndërsa në vitin 2017 në po të nijetin vend u gjetën edhe tri fragmente të tjera të cilat epin të plotë mbishkrimin e nekrologut të stelës, e cila ruhet në Muzeun e Shtëpisë së Kulturës së Istogut. Stela është punuar në gurë gëlqeror dhe ka këto dimensione: gjatësia 151cm, gjerësia 60cm dhe trashësia 25cm. Përbehet nga edikula, fusha mbishkrimore e profilizuar, korniza e zbukuruar me hardhi me kalavesh rrushi dhe fleta urthi. Në edikulë ruhet pjesërisht portreti, përkatësisht pjesë të veshjes së një burri. Mungon ena me dy vegje – kantari, qe zakonisht shoqëron stelat dardane të këtij tipi.

Më shkronja të madhësisë prej 4.7 deri në 5cm është shkruar mbishkrim në tetë rreshta: DM/AVR BATO/MILES LEG V(II)/CL VIXIT AN(nis)/ XXX MIL(it)/ANNIS XII A(ur)/VIATOR PATE(r)/FIL.PP/, dhe lexohet: Dis Manibus Aurelius Bato, miles legionis VII Flavie  vixit annis XXX militavis annis XII. Aurelius Viator, pater filio pientissimo posuit. Ndërsa përkthehet : Maneve, hyjnive të nëndheshëm, Aurelius Bato, ushtar i Legjionit VII Claudia, i cili kishte jetuar 30 vjet dhe në ushtri kishte shërbyer 12 vjet. Aurelius Viator ia ngriti (monumentin) të birit më të virtytshëm.

Nga ky mbishkrim kuptojmë që kemi të bëjmë më një monument varri të ushtarit  më origjinë ilire Aurelius Bato, i cili kishte jetuar 30 vjet, 12 prej të cilave i kishte kaluar në shërbim ushtarak në njësitin e legjionin 7.Claudia Monumentin të birit të tij të virtytshëm ia kishte ngritur i ati Aurelius Viator. Babë e bir bartin gentilicin perandorak romak Aurelius, ndërsa i biri sipas formulës onomastike tri gjymtyrësh  ruan emrin ilir Bato në cilësinë e kognomenit. Ushtari kishte trashëguar të drejtën e Qytetarisë  Romake nga i ati, me gjasë sipas ediktit perandorak të Karakalës, të viteve 211 – 217. Nuk dihen shkaqet e vdekjes së ushtarit të ri. Stela i takon shek. III pas Krishtit.

2 replies on “Stela e ushtarit ilir Bato nga Kaliqani i Istogut”

Thank you for your sharing. I am worried that I lack creative ideas. It is your article that makes me full of hope. Thank you. But, I have a question, can you help me?

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *