Në këmbë o Shqiptar që vendin tuaj e doni,
Pash atë gjak që kanë derdh t´parët fjalën ma dëgjoni.
Të bashkohemi për këtë komb ku i ka pas viset Shqipnia
Zot ti dalim ne atdheut me bekim nga Perendia.
Të mos trembemi as te mos shitemi për lek gjaku dhe mashtrime,
Se në pushtet rrin krimineli ordiner mbushun me krime.
Në k’të vend të gjithë kanë frikë askush një fjalë nuk e flet
Pushtetarit me saraje po i duket vetja mbret.
Ndërsa populli barkun thatë e me plot borgje mbi supe
Nuk guxon të thotë një fjalë rrin veshtron për një copë buke.
Ku janë lisat e Naimit që për dhe janë tretun
Ku i ka djemt, vashat Shqipnia pse zani u’asht mekun.
Vijnë milionat me ndertue vetem kisha dhe xhamia
Qofsha i mallkum prej zotit nëse ju rrejn fjalt e mia.
Ikin Shqiptarët e gjorë në azil ndër tjera shtete
Një grusht mallë gatue me lot si kujtim marrin me vete,
Ma as grushti i Migjenit nuk ma shfreh zemrimin
Ne kete vend qe politika bashkejeton turpshem me krimin.
Qohuni Shqiptar mos rrini pa i dal zot vetit
Boll jena shpërnda si korba te pa shpresë rrugeve t’kurbetit,
Këtu ku na lindi nana na msoj gjuhën e vet
Ti luftojmë pa pik mëshire, kriminelat në pushtet.
Se ne diellin na e zunë Zoti i pastë gjykue
Sa dekada edhe shekuj padrejtësit duhet me durue.
Po po, ty po të drejtohem që shkon pas politikanit
Pse sot jemi më të mjerët n’shtete t’varfera të Ballkanit.
Ndotem tokën mbeturina, lumenj dhe dete
Deputeti dredh zingjirin që mendon vetëm për vete.
Dhimta i’a kaploftë shpirtin, qohu Shqiptar mos rri ku je!
Për k´ta vllezër edhe motra që pa shpres jetojnë mbi dhe.
More ju zuzar t’pa bese, na mashtruat disa here
Vodhet, rropet q’ju zu dora, qju pa syri o te mjere,
Fmite tuaj me miliona dhe makina vijnë verdallë
Ju gjykofte Zoti e koha hije e zeze u mbete në ballë.
Po po Zoti e pastë gjykue dhe pafte mbi ne
Padrejtesitë që vijnë prej jush si kolere përmbi dhe.
Ju perqeshni fjalet e mija edhe pse thash të vërtetën
Une kam kombin, shpirtin tim që për të e jap edhe jetën.
Qohuni Shqiptarë pash besën për vendin tuj
Mos t´rrim veq me sy prej qiellit duke than o Zot na ruj.
Ta ndertojmë kombin tonë duke i dal na zot vetit
Te ikin nga ku jane ulur k´ta rrugaqe n´kolltuk t´pushtetit.
Të vijnë një ditë e re ku shkëlqejnë viset Shqiptare
Ose ndryshe pushken horrit e ma mirë me dalun fare.
Leave a Reply