Moti i keq ka mbërthyer Britaninë e Madhe, duke shkaktuar dëme të shumta, por për fat të mirë deri më tani nuk raportohet për viktima.
Stuhia “Ciara” ka sjellë mjaft probleme, ndërsa udhëtarët po hasin vështirësi të mëdha të arrijnë në destinacionet e tyre.
Në shumë zona janë regjistruar përmbytje dhe autoritetet lëshuan një paralajmërim duke u kërkuar banorëve të tregojnë kujdes, pasi moti i keq mund të shkaktojë viktima. Ndërkohë, për shkak të erës së fortë është shembur edhe një hotel në Hawick (Skoci).
Kompanitë ajrore kanë anuluar dhjetëra fluturime dhe metrotë kanë këshilluar pasagjerët që të mos udhëtojnë gjatë stuhisë.
Shtyrjet dhe anulimet kanë prekur edhe linjat e trenave si dhe ato të autobusëve. Gjithashtu janë anuluar edhe disa evente sportive, pasi era shkon deri në 90 kilometra në orë.