Në këtë konferencë, Hamp solli dy evidenca nga ilirishtja, që i kishte studiuar e ristudiuar ndër vite, që ndrynin afërsi bindëse me shqipen. Glosat ilire ‘sybina’ dhe ‘sica’, që kishin hyrë në leksikun e latinishtes qysh në vjetërsi, u vunë në ekspertizën e gjuhëtarit të njohur. Profesori amerikan shpjegonte se sybina (ushtë gjahu) dhe sica […]