Categories
Etimologji

‘Sybina’ dhe ‘Sica’, dy glosat Ilire që flasin Shqip

Në këtë konferencë, Hamp solli dy evidenca nga ilirishtja, që i kishte studiuar e ristudiuar ndër vite, që ndrynin afërsi bindëse me shqipen.

Glosat ilire ‘sybina’ dhe ‘sica’, që kishin hyrë në leksikun e latinishtes qysh në vjetërsi, u vunë në ekspertizën e gjuhëtarit të njohur. Profesori amerikan shpjegonte se sybina (ushtë gjahu) dhe sica (thikë) ishin protoformat e fjalëve shqipe ‘thupën’ (para se të ndodhte rotacizmi) dhe ‘thikë’.

Sipas tij, lidhja kuptimore mes tyre është e mjaftueshme sa për ta bërë lidhjen tërheqëse. Për Hamp-in, këto dy fjalë duhen interpretuar si huazime në latinisht nga një gjuhë që ishte pararëndëse e shqipes, e që në këto rrethana duhet besuar se ishte ilirishtja. konica.al/ ©Salih Mehmeti /

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *