More

    Vodhën armët, 4 ushtarakët pritet të dalin para gjykatës

    Ushtarakët e arrestuar për vjedhjen e armëve në bazën e Pashalimanit do të mësojnë se si do të shprehet gjykata ndaj tyre.

    Të katër ushtarakët do të përballen ditën e hënë me trupin gjykues para Gjykatës së Vlorës, e cila do të shprehet për caktimin e masave të sigurisë.

    Deri tani në pranga janë vendosur shtetasit Ardit Ramaj dhe Lesko Ramosaco, roje të depos së armatimit dhe mbikqyrësit e tyre Ervist Memsula dhe Edlir Nelaj. Ndërsa gjyqtarja që do të shqyrtojë kërkesat e prokurorisë mësohet se është Harila Çela.

    Në hetim janë dhe zyrtarë të tjerë të bazës ushtarake të Pashalimanit që dyshohet se bashkë me të arrestuarit kanë kryer tre vepra penale; shkelje të rregullave të shërbimit të rojës me pasoja të rënda, vjedhje armatimi dhe falsifikim i dokumenteve nga punonjësi shtetëror

    Lajmet e fundit
    Lajme të ngjashme

    LEAVE A REPLY

    Please enter your comment!
    Please enter your name here