Categories: KurioziteteShëndeti

10 fakte interesante për sytë

Ka shumë fakte për sytë të cilat personat që nuk kanë pasur probleme kurrë me këtë organ nuk i dinë. Por, sytë janë ndër organet më të fuqishme në trupin e njeriut, aq të fuqishme sa që përdorin 65 për qind të kapacitetet të trurit për t’u vënë në funksion.

Shqip.info ju sjellë disa fakte të cilat ndoshta nuk i keni ditur për sytë:

1.Sytë nuk pushojnë asnjëherë

Mund të mendoni se derisa dremitni apo flini, sytë ju pushojnë por e vërteta është se ato kurrë nuk pushojnë. Qepallat dhe muskujt e jashtëm të syve mund të pushojnë ndonjëherë por sytë si organ nuk pushojnë asnjëherë.

2.Sytë kanë muskujt më të fuqishëm

Muskujt më të fuqishëm në trupin tuaj janë të lokalizuar në sytë tuaj. Ata janë përgjegjës për lëvizjen e syve. Pra, harroni duart dhe këmbët e forta sepse muskujt në sytë tuaj janë më të fuqishëm.

3.Sytë janë shumë të brishtë

Pavarësisht faktit se syri është njëri prej organeve më të rëndësishme në trupin tuaj dhe është përgjegjës për rreth 85 për qind të informacioneve që njeriu i merr, mos harroni se sytë janë shumë të brishtë sa që dy kokërdhokët e syve peshojnë vetëm 28 gramë.

4.Ju i përpëlitni sytë 12 herë në minutë

Brenda një minute, një person përpëlitë sytë 12 herë, transmeton lajmi.net. Një mbyllje  e syrit bëhet brenda 1 të 10-tën e sekondës, prandaj njerëzit shpenzojnë shumë kohë duke mbyllur sytë e tyre, më shumë sesa e mendojnë.

5.Sytë kanë pika të verbra

Çdo sy njerëzor ka vrima që quhen ‘pika të verbra’. Këto vrima krijohen për shkak të komunikimit në mes të retinës dhe nervit optik edhe pse efektet e këtyre pikave të verbra në sy janë mezi të dukshme për shkak se të dy sytë punojnë bashkërisht për të kompensuar atë pikë të verbër me pikën tjetër të verbër.

6.Rreth 39 milionë njerëz në botë kanë shikim të dëmtuar

Organizata Botërore e Shëndetësisë ka vlerësuar se rreth 39 milionë njerëz në gjithë botën janë të verbër, ndërkaq më shumë se 239 milionë njerëz vuajnë nga dëmtimi vizual apo ndonjë dëmtim tjetër i syrit, transmeton lajmi.net.

7.S’ka transplant të syrit

Syri është një organ, të cilët doktorët nuk kanë gjetur akoma mënyrë për ta transplantuar, transmeton lajmi.net. Kjo për shkak se nervat optik të cilët lidhin syrin me trurin janë aq të brishtë sa praktikisht është e pamundur që të rindërtohen në mënyrë të suksesshme shkruan shqip.info

8.Sytë mund të shërohen shumë shpejt

Syri është njëri prej organeve që shërohet më së shpejti. Një gërvishtje në sy, nëse trajtohet si duhet mund të shërohet përfundimisht brenda 48 orëve.

9.Sytë nuk mund të prodhojnë lot derisa foshnja të jetë 2 ose 4 muajsh

A e keni vënë se foshnjat sapo lindin qajnë por nuk nxjerrin lot? Kjo ndodhë për shkak se gjëndra që prodhon lotin nuk është ende e zhvilluar plotësisht shkruan shqip.info . Kjo gjë ndodhë kur foshnja mbush dy apo katër muaj.

10.Disa njerëz kanë sytë me ngjyra të ndryshme

Nëse një person ka të sytë me ngjyra të ndryshme, atëherë ai ka hetrochromia./shqip.info

SHQIP

Founder and CEO në shqip.info / Ideues dhe krijues për shqip.info! Më moton : Shqipëria do të jetë më pranë jush gjithmonë!

Recent Posts

Studim mbi fjalën e lashtë nga PAlb: “Flaka” Etimologji

Zogu simbol i kryezotit “Zeus”, “Shkaba” – Shqiponja qiellore, ruan brenda emërtimit të saj një…

3 days ago

“Toka” sipas mitologjisë së hershme në gjuhën e pellazgut të parë

Shkruan: Aleksander HASANAS Toka- është planeti i tretë i sistemit diellor, mendohet të jetë rreth…

3 days ago

Çfare fshihet pas emrit Merkuri – Etimologji

Mërkurri është planeti më i vogël dhe më i afërt i Diellit nga tetë planetet…

3 days ago

Ja pse kamomili konsiderohet si bima e shenjtë

Kamomili është një bimë mjekësore shumë e njohur e përdorur që në kohët e lashta,…

2 months ago

Çfarë ju ndodh nëse flini më shumë se zakonisht

Gjumi të bën më të bukur. Është një fakt i vërtetuar nga shkenca. Rezultati i…

2 months ago

Si të zhdukësh thinjat e parakohshme

Pavarësisht moshës, flokët e thinjur janë problem për shumë njerëz, femra dhe meshkuj. Thinjat janë…

2 months ago