Categories
Gatime Tradicionale Jetë

Paçe Shtëpie me Vezë e Limon

Një nga gjellët tradicionale të kuzhinës shqiptare është padyshim paçja.

Një nga gjellët tradicionale të kuzhinës shqiptare është padyshim paçja.

Është një recetë e vjetër, e trashëguar brez pas brezi nga zonjat e shtëpisë e që përgatitet në çdo kohë e stinë.

Një nga gjellët tradicionale të kuzhinës shqiptare është padyshim paçja.

Është një recetë e vjetër, e trashëguar brez pas brezi nga zonjat e shtëpisë e që përgatitet në çdo kohë e stinë.

1 kokërr vezë

Lëng limoni

Kripë

Piper

2 lugë miell gruri

Përgatitja

Plëndësi pasi lahet dhe pastrohen mirë, vihet të zjejë në ujë të ftohtë me kripë.

Kur merr valë i hiqet shkuma dhe lihet të zjejë në zjarr të ngadaltë.

Pasi është zjerë, kullohet nga lëngu dhe pritet në copëza të vogla.

Hedhim në një tenxhere vajin e ullirit, shtoni miellin  dhe kaurdiseni derisa të zverdhet.

Më pas, shqip.info ju udhëzon të shtoni plëndësat e prerë, kaurdisini pak dhe më pas të gjithë masën hidheni tek tenxhere ku keni lëngun që keni zjerë plëndësat.

Lërini të ziejnë bashkë derisa masa të përgatitet në formën e supës dhe pakëz e trashë.

Pasi hiqet nga zjarri, lihet që të ftohet dhe më pas në një tas rrihet lëngu i limonit me të verdhën e vezës dhe i hidhet supës.

Përzihen të gjitha bashkë, shtohet piper i zi i bluar si dhe pak piper i kuq i bluar dhe nëse preferoni edhe pak piper djegës.

Për më shumë shije nëse preferoni kur ta servirni mund t’i hidhni edhe disa pika uthull.

Paçja shoqërohet në mënyrë fantastike me sallata të freskëta të stinë, perime të pjekura, bukë të thekur, byrekë të ndryshëm shtëpie, turshi, salcë kosi apo djathra të ndryshëm etj./shqip.info

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *