Një gatim special, i mrekullueshëm i kombinimit të një prej perimeve më të freskëta të stinës, preshit, me një prej zahireve më të shijshme shqiptare, mishi i thatë.
Një pjatë plot shije dhe vlera ushqyese gjithashtu. Ideale për ditët e ftohta të dimrit dhe fantastike në kombinimin e saj me sallata të freskëta të stinës apo gatime të tjera siç janë mezet shqiptare që lezetosin tryezën me shijet e tyre të larmishme.
Ashtu siç një mënyrë fantastike e shoqërimit të kësaj gjelle tipike shqiptare janë edhe turshitë e ndryshme, e veçanërisht ato me lakër të bardhë apo patëllxhanë.
Jahnia me presh është gatuar për shekuj e shekuj me rradhë nga nënat e gjyshet shqiptare, një recetë e trashëguar brez pas brezi e që vijon të mbizotërojë traditën e kulinarisë shqiptare edhe sot.
shqip.info u sugjeron më poshtë recetën tradicionale të Jahnisë me Preshë, një mënyrë fantastike për ta përgatitur krejt lehtë në shtëpi e për ta shijuar me gjithë familjen.
Receta e Vjetër e Jahnisë Me Presh
Përbërësit
(Sasia e përbërësve përzgjidhet bazuar në numrin e personave për të cilët do gatuhet. Receta më poshtë është për 4-5 persona)
4-5 thela mish të thatë
1.5 kg presh të freskët
4-5 lugë vaj ulliri
2 kokrra qepë
1 lugë gjelle salcë
2 lugë gjelle uthull
Kripë
Piper
Gjethe dafine
Limon
Përgatitja
Si fillim zjejmë mishin e thatë për 30 minuta.
Nga ana tjetër, pastrojmë preshin me ujë të rrjedhshëm dhe e presim përmes një thike në copa të pjerrëta me gjatësi rreth 3-4 centimetra.
Në tenxhere kaurdisen qepët, shtohet preshi dhe vijon kaurdisja derisa volumi i tyre të bjerë.
Hidhet salcë domatesh, pak spec i kuq dhe përzihen lehtë në mënyrë që të mos prishet forma e rrathëve të preshit.
Më pas shtohet mishi i thatë me lëngun e tij derisa përbërësit të mbulohen përgjysmë.
Provohet për kripë nëse ka mjaftueshëm pasi vet mishi i thatë ka kripë dhe mund të lëshojë mjaftueshëm në lëngun e tij gjatë zjerjes.
(Nëse mishi i thatë është shumë i kripur kujdesuni që më parë ta lini për 1-2 orë në ujë dhe më pas kalojeni të zjejë me ujë tjetër)
Më pas, shtohet piperi, gjethet e dafinës, pak uthull (sipas dëshirës).
Mbulohet me kapak dhe lihet të zjejë në zjarr të ngadaltë rreth 30-40 minuta sa të bëhen gati./shqip.info
One reply on “Jahni me presh e mish të thatë”
priligy amazon uk This article is not intended to provide medical advice