Categories
Lajme

Rrëfehet e mitura nga Drenasi, tregon gjithçka çfarë ndodhi

Vajza e cila dyshohet se u abuzua seksualisht nga profesori dhe polici është rrëfyer për herë të parë.

Vajza e cila dyshohet se u abuzua seksualisht nga profesori dhe polici është rrëfyer për herë të parë.

Të enjten ka munguar në shkollë A.G. Ajo nuk po ka guxim të ballafaqohet me bashkëmoshatarët e saj, të cilët tashmë e kanë kuptuar se ishte viktimë seksuale e arsimtarit të saj, Shkelzen Xhekaj dhe hetuesit policor, Vesel Veseli.

E ligsht fizikisht, por e fortë shpirtërisht, vajza nga Drenasi ka rrëfyer për Insajderin gjithë përvojën e saj të përjetuar që nga mosha 15 vjeç e gjysmë.

Ajo, tashmë ka marrë mbështetjen familjes së saj, por edhe gjithë Kosovës. E ulur në një stol druri, me kokë të mbuluar me kapele, vajza e dhunuar është zotuar se nuk do të dorëzohet më derisa përdhunuesit e saj të marrin dënimin e merituar.

E rritur në një familje të varfër me të gjithë anëtarët të papunë, A.G., ka folur se si ishte joshur nga profesori i saj derisa e kishte çuar në afërsi të stadiumit në një veturë për të kryer marrëdhënie seksuale.

Ajo natë ishte hera e parë që ajo po kryente marrëdhënie.

“Kam qenë 16 vjeçare, lënda ka qenë informatike. Kur e kam kryer klasën e nëntë dhe kam ardhur në gjimnaz  dhe fillonte të më ngacmonte dhe pastaj tani edhe dhunën seksuale”, rrëfen ajo.

Ajo thotë se profesori i shkruante në Facebook derisa e bindi që të dilnin. Ishte veç 16-vjecare.

“Kur kemi dalë, te stadium “Rexhep Rexhepi” ishte marrëdhënia e parë e jonë seksuale, ka qenë natë ora ishte 20:00, ishte ftoftë. Ndodhi në veturën e tij”, rrëfen vajza nga Drenasi.

Ajo ka treguar se pse kishte vendosur ta denonconte në Polici arsimtarin, Xhekaj dhe si kishte përfunduar në duart e një dhunuesi tjetër, kësaj here me uniformë polici.

“ I kisha bërë dy muaj që isha shtatzënë. (VeselVeseli, hetues policor)më ka shti me dhunë që të abortoj. Nëse nuk e heq, unë kam me “ra konop”, thoshte ai”, rrëfen viktima nga Drenasi.

“Jam frikësuar për vetveten, ku me ditëcka mëndodh nëse ai vetëvritet”, thotë ajo.

Sipas saj ishte 15 janar kur ajo e kishte bërë edhe abortin në Prishtinë në ordinancën e Fehmi Ahmetit.

“Absolute asnjë dokument nuk e kam nënshkruar. Nuk më ka pyetur a e ke letërnjoftim, vetëm emrin mbiemrin edhe datën e lindjes”, thotë ajo.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *