Categories
Histori Të gjitha

Pirro i Epirit – General, mbret, sundimtar, strateg e teoricien ushtarak

Pirro i Epirit (319 – 272 pK) ishte Mbret i Epiriotëve dhe Molosëve, që në moshën 12 vjeçare, por dhe një nga gjeneralët dhe sundimtarët më të shquar të fisit ilir të epirotëve. Pirrua u bë gjeneral i plotfuqishëm ushtarak dhe krijoi një shtet të pavarur që mori emrin e vet Epiri. Aleat dhe kontribues në çlirimin e popujve italian që ishin në luftë me Romën.

Prof. Asoc. Dr. Zaho Golemi

Dr. Çlirim TOCI

Akademia e Forcave të Armatosura

Pirro i Epirit (319 – 272 pK) ishte Mbret i Epiriotëve dhe Molosëve, që në moshën 12 vjeçare, por dhe një nga gjeneralët dhe sundimtarët më të shquar të fisit ilir të epirotëve. Pirrua u bë gjeneral i plotfuqishëm ushtarak dhe krijoi një shtet të pavarur që mori emrin e vet Epiri. Aleat dhe kontribues në çlirimin e popujve italian që ishin në luftë me Romën.

Falangat ushtarake që krijoi ishin të pathyeshme aq sa ushtarët e tyre e thërrisnin me emrin “shqiponjë”. Fama e tij kapërceu kufijtë e Ilirisë veçanërisht kur u erdhi në ndihmë italianëve më 280 p.K., kur kaloi Otranton me forca e mjete: 20000 këmbësorë, 3000 kalorës, 2000 shigjetarësh, 5000 hobetaisësh dhe 20 elefantë, që italianët i shikonin për herë të parë, për të luftuar kundër Romës, e cila rrezikonte qytetin e Tarantos. Ushtria e Pirros kishte në përbërje nga kaonë, molosë dhe thesprotë, “tre fise të lindur për luftë”.

Pirro arriti fitore të dhimbshme me shumë sakrifica e humbje, kundër ushtrive romake, aq sa në kulturën perëndimore sot shprehja “Fitorja e Pirros” nënkupton një fitore me sakrifica e humbje të konsiderueshme. Pirrua u nderua nga banorët e Sicilisë me titullin “prijës e mbret”. Monedhat e prera në Sicili mbanin emrin e mbretit epirot.

Më vonë strategu i madh i kohës së vjetër, Hanibali, i dha Pirros vendin e dytë pas Aleksandrit, kurse vehtes, të tretin. Pirro nuk ishte vetëm një udhëheqës ushtarak i praktikës, por edhe një teoricien ushtarak. Shumë mendime mbi artin ushtarak ai i shkroi në kujtimet e tij të cilat per fat të keq nuk na janë ruajtur. Por Pirro, ndonse ishte një udhëheqës ushtarak i shquar, me ekspeditat e tij mori përsipër një barrë që ishte jashtë fuqive të Epirit: të krijonte një perandori.

Këto plane e hodhën atë në një varg luftrash që përfunduan pa sukses. Gjatë sundimit të Pirros shteti i Epirit arriti kulmin e fuqisë. Luftrat e vazhdueshme u forcuan shumë pushtetin e mbretit dhe të rrethit të tij; institucioneve të rendit fisnor iu dha një grusht i rëndë. Plaçka e luftës dhe robërit e kapur gjatë betejave e pasuruan aristokracinë epirote dhe e bënë një burim për zhvillimin e mëtejshëm të skllavërisë në Epir.

Por këto lufta të përgjithëshme i shkaktuan Eprit humbje të mëdha në njerëz dhe rënduan shumë mbi masën e gjerë të popullsisë së Epirit. Në betejën në Heraklea, pranë Tarentit (280 para Kr.) Pirroja u ndesh me një ushtri Romake dy herë më të madhe se ushtria e tij dhe doli fitimtar. Në veprën “Historia Natyrore”, Plini shkroi për një dukuri të pazakontë që ndodhi në Romë: “Ditën që vdiq Pirrua, kokat e prera të kafshëve të flijuara rrokullisen në tokë, duke lëpirë gjakun e tyre, një shenjë kjo jashtëzakonshme…

Studiuesit dhe historianët kanë identifikuar bustin e Pirros, të gjetur në Herkulan, rrëzë malit të Vezuvit, dhe ruhet në Muzeun Arkeologjik Kombëtar në Napoli. Pirrua i Epirit u vra aksidentalisht pas fitores së vitit 272 pK., në moshën 47 vjeçare në qytetin Argo, kur një grua rrëzoi padashje një tullë nga ballkoni. Pirrua i Epirit ngeli një figure e ndritur gjeneraliste teorike dhe praktike, e shkëlqimit shqiptar të kohës aq sa edhe heroi ynë kombëtar Skënderbeu, e thoshte me mburrje e krenari: “Jam pasardhës i Pirros së Epirit”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *