Categories
Kulturë

Kalaja e Elbasanit, destinacion që duhet vizituar

Dita e Verës po afron dhe qyteti i Elbasanit ka nisur festimet. Përveç aktiviteteve të shumta të organizuara nga bashkia dhe ëmbëlsirës tradicionale të kësaj feste pagane, ballokumes, që e gjen kudo në dyqane e trotuare, qyteti ofron mundësi të shumta edhe për turizëm kulturor e historik, e pa dyshim kalaja e Elbasanit është një prej destinacioneve që nuk duhet humbur.

Ajo ndodhet në qendër të qytetit të Elbasanit dhe është Monument Kulture i Kategorisë I.

Kalaja e Elbasanit bën pjesë në kalatë e tipit fushor, rrethohet nga një varg kodrash në anën veriore, ndërsa në lindje dhe perëndim nga përrenjtë e Manasderes dhe atë të Zaranikës, të cilët shërbenin edhe si burime për kanalin që e rrethonte kalanë dikur. Ka një pozicion kyç, pasi kontrollon lehtazi lëvizjet në Via Egnatia, një rrugë transversale që lidh bregdetin me brendësinë, duke zënë kështu një pozitë të favorshme ekonomike dhe strategjike.

Studime arkeologjike kanë zbuluar teknikat e ndërtimit dhe historinë e saj. Kalaja përfaqëson një kastrum klasik, e cila i përmbahet rregullave të ndërtimit romak. Ka formën e një katërkëndëshi kënddrejtë me dimensione 308 x 348 m. Ka katër hyrje të cilat janë të pozicionuara në mes të kurtinave të cilat mbrohen me kulla. Kalaja është e rrethuar me një hendek të thellë dhe gjurmët e tij janë ende të dukshme. Hendeku mbushej nga ujërat e përroit të Zaranikës, që kalonte pranë dhe kishte si funksion mbrojtjen e kalasë. Sipas studimeve, periudha më e mundshme e ndërtimit të kalasë është gjysma e dytë e shekullit IV pas Krishtit.

Në ditët e sotme, kalaja është e populluar në brendësi si dhe rreth saj. Në brendësi të kalasë ka ndërtesa karakteristike të shpallura për nga rëndësia dhe arkitektura si monumente kulture./ATSH

10 replies on “Kalaja e Elbasanit, destinacion që duhet vizituar”

Today, I went to the beach front with my children. I found a sea shell and gave it to my 4 year old daughter and said “You can hear the ocean if you put this to your ear.” She put the shell to her ear and screamed. There was a hermit crab inside and it pinched her ear. She never wants to go back! LoL I know this is entirely off topic but I had to tell someone!

I will right away snatch your rss as I can’t to find your email subscription hyperlink or e-newsletter service. Do you’ve any? Kindly permit me recognise in order that I may subscribe. Thanks.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *