NASA ka marrë një hap tjetër për ta bërë të mundshme jetën në Mars, duke treguar top tre dizajnet e shtëpive.
Në garë, e cila ka filluar në vitin 2015, ka bërë që shumë skuadra të dizajnit të aplikojnë me projektet e tyre, për shtëpitë e përshtatshme për jetë në Hënë, Mars dhe ndoshta edhe në planetët tjerë.
Për nivelin e katërt të fazës së tretë, 11 skuadrave iu është kërkuar të krijojnë një dizajnë të plotë 3D dhe të bëjnë një video që shfaqin zgjedhjen e tyre. Secili model është bërë sipas rregullave arkitekturore, duke pasur parasysh fizibilitetin e ndërtesave të tyre.
Skuadra SEArch+Apis nga Nju Jorku, ka fituar vendin e parë me dizajnin e tyre unik me vrima të vogla që lejojnë që drita e diellit të depërtojë brenda.
Vendin e dytë e ka marrë skuadra Zoperhous në dizajnin e saj, shtëpitë i ka bërë si forma të stacionit hapësinorë, ndërsa vendin e tretë e ka fituar skuadra Mars Incubator, e cila ka paraqitur një dizajn i cila ka katër pjesë të rrumbullakëta, ku në njërën madje mund të mbjellësh bimë.