Aktori i njohur i humorit tha dje në programin “BE Caffee”, se e ndjek ngado Xhensilën dhe kujdeset për të si të ishte nëna e saj:
“UNË JAM SI MAMI I XHENSILËS. KUR KA PROJEKTE I RRI MBRAPA SI ME QENË MAMI I SAJ”.
Aktori i qëndron nga mbrapa dhe e ndihmon bashkëshorten e tij në çdo projekt të ri muzikor.
Herën e fundit që Xhensila kishte shkuar në Venecia për të xhiruar klipin e ri “Sekreti im”, Bes Kallaku ishte me të.
Madje në një video të publikuar gjatë programit, ai shfaqej duke mbajtur këmbët e regjisorit Eduart Grishaj i cili po filmonte i ulur në një dritare dhe rrezikonte të rrëzohej poshtë.