Në Suedi, në Qendrën Kulturore të Kosovës në Malmo i përfundoi punimet seminari dhe konferenca për gjuhën amtare, dygjuhësinë dhe integrimin, të mbajtura nga 16 deri më 19 maj 2019. Këto dy aktivitete u bashkorganizuan nga Ministria e Diasporës dhe Investimeve Strategjike, MASHT-i dhe Lidhja e Shoqatave Shqiptare “ILIRIA”, ka njoftuar MDIS, përcjell albinfo.ch.
Në konferencën me të njëjtën temë u paraqitën me diskutime Anders Sorenson, përfaqësues i Drejtorisë së Arsimit në Malmo; Agron Smakiqi dhe Fatmir Rrahmanaj, përfaqësues të Ambasadës së Kosovës në Stokholm; profesori Emin Kabashi nga Instituti Albanologjik në Prishtinë; Murat Koci, kryetar i Lidhjes së shoqatave shqiptare “Iliria”, Nuhi Gashi nga MASHT-i, mësuesit e shkollës shqipe në Suedi, etj.
Në diskutimin e tij, mësuesi Xhevat Isufi, nga shkolla shqipe në Suedi, konfirmoi se në Suedi afro 65.5% e nxënësve shqiptarë e ndjekin mësimin në gjuhën shqipe. Sipas tij, aktualisht në Suedi janë 150 mësues që punojnë me normë të plotë dhe paguhen nga shteti suedez, përcjell albinfo.ch.
Qëllimi i këtyre aktiviteteve arsimore ishte rëndësia që ka mësimi i gjuhës amtare, raportet ndërmjet nxënësve, mësuesve dhe prindërve, marrja e përvojave nga shtetet e tjera.
Nga kjo konferencë u falënderua Ministria e Diasporës dhe Investimeve Strategjike për organizimin e aktiviteteve për nxënësit e mësimit plotësues në diasporë, si organizimi i ekskursioneve, shkollave e kampeve verore etj.
Në fund, për pjesëmarrësit e seminarit dhe të konferencës u dhanë certifikata.
One reply on “Suedi: Rreth 65.5% e nxënësve shqiptarë mësojnë në gjuhën amëtare”
Hello! Do you know if they make any plugins to help with
SEO? I’m trying to get my blog to rank for some targeted keywords but I’m not seeing very good results.
If you know of any please share. Thank you! You can read similar text here: Wool product