Operatorët telefonikë në Azi dhe në Evropë kanë pezulluar porositë për smartfonët Huawei, pas vendimit të SHBA-së për të kufizuar qasjen e kompanisë në teknologjinë amerikane.
Përfshirja e “Huawei”-t në listën e zezë të eksportit, nënkupton se kompania kineze nuk mund të blejë më softuerin ose komponentët nga furnizuesit amerikanë pa licencë, transmeton albinfo.ch.
Pajisjet ekzistuese nuk ndikohen, por kufizimet kërcënojnë produktet e ardhshme të “Huawei”t dhe pozicionin e saj në ndërtimin e rrjeteve super të shpejta të gjeneratës së ardhshme 5G.
Vodafone, operatori i dytë më i madh në botë i telefonisë mobile, njoftoi se kishte ndalur porositë në Mbretërinë e Bashkuar për smartfonin “Huawei Mate 20X”.
Përndryshe, humbja e sistemit Google i bën pajisjet “Huawei” shumë më pak tërheqëse për konsumatorët ndërkombëtarë. Ato do të humbasin sistemin operativ Android dhe qasjen në aplikacionet e Google Play-t.