Kryeministrja e Mbretërisë së Bashkuar, Tereza Mej, mbajti një fjalim të përlotur sot teksa njoftonte se po jepte dorëheqjen.
Ajo tha se ka bërë maksimumin deri tani, por në 7 qershor do të dalë nga zyra më e lartë e vendit.
Mej u detyrua të japë dorëheqjen pasi nuk arriti të realizojë marrëveshjen për Brexit, gjë që e bëri të humbasë mbështetjen e deputetëve të vet.
Ajo pranoi se tani nuk i ka mbetur më asnjë mundësi për ta votuar marrëveshjen e Brexit në Parlament, por u bëri thirrje deputetëve që të bashkohen e t’i përgjigjen popullit për referendumin.
“Ka qenë nderi më i madh i jetës sime që të shërbej si kryeministrja e dytë femër”, tha Mej e përlotur. “Por sigurisht që s’do të jem e fundit.”
One reply on “E përlotur, kryeministrja britanike jep dorëheqjen”
Hello there! Do you know if they make any plugins to assist
with SEO? I’m trying to get my website to rank for
some targeted keywords but I’m not seeing very good results.
If you know of any please share. Kudos! I saw similar text here:
Eco wool