Categories
Bota Lajme

E tmerrshme në Greqi, gazetari i “Deutche Welle” lahet në gjak nga ekstremistët, nuk pranoi t’u tregonte kartën e identitetit pasi shkrepi disa foto

Një gazetar i Deutsche Welle, Thomas Jacoby, është dhunuar barbarisht nga ekstremistët e djathtë grekë. Ngjarja e rëndë ka ndodhur sot gjatë një proteste që po zhvillohej para Parlamentit grek, kundër refugjatëve.

Në momentin që Jacoby po bënte foto, esktremistët i kërkuan gazetarit që të nxirrte kartën e identitetit, ndërsa gazetari nuk pranoi. Ai u shpreh se ishte ambient publik vendi që po fotografonte. Në këtë çast, grupi i ekstremistëve iu sul dhe e dhunoi deri  në momentin që e mbuluan në gjak.

Policia ishte e pranishme dhe nuk ndërhyri. Ndërsa mësohet se pejsë të sulmueve ishin edhe drejtuesit e organizatës terroriste Agimit të Artë të udhëhequr nga Elias Kassidiaris.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *