Etimologji për fjalën #shëron:
“σερόν(shëron)=γιατρευω[jatrevo] (ose ιατρευω, forma arkaike)=mjekoj, θεραπεύω(therapevo)=kuroj, shëroj. Prejardhet prej grekes ερύομαι[lexo :eruomai/eriome(*σερυομαι, lexo: seruomai/seriome, me epentezë S për shqipen)], që shënon shpëtoj”.
A është kështu? A vjen #shëron nga #ερυομαι? Le ta pranojmë qysh tani se është huazim prej greqishtes. Prej nga vendon atëherë fjala greke #ερυομαι dhe cilat janë kuptimet që jepen për këtë fjalë? Fjala është përdorur në gr e vjetër dhe përkufizimi për të është dhënë si:
1)tërheq dikë nga ana ime, sjell dikë në një pikë ku nuk rrezikon.
2)shëroj, kuroj
3)çliroj
4)mbroj
5)praps, thyej, pengoj
Siç shihet, është një fjalë që jepet në më shumë se një kuptim(polisemantike), por përkufizimi i parë(nr 1) është edhe baziku, ajo na shpie tek formati në përdorim të lirë në gjuhën shqipe, tek folja #ru(j), infinitivi geg, me ru. Polisemantika e kësaj foljeje, është akoma më e gjerë në shqip. Mjafton të shfletohet FGJSH dhe do të mbushet një faqe e mirë duke përshkruar nuancat e ndryshme kuptimore të saj. Po japim vetëm disa prej tyre:
1)ru-aj=shoh(ruj, ruj, ça është ajo aty!
2)ruaj=mbroj
3)ruaj=mbikqyr
4)ruaj=pengoj(ruaj robërit, ruaj burgun, pengoj të arratisen)
5)ruaj=ndihmoj(ndihmoj dikë që të mos bëjë diçka të gabuar
6)ruaj=mirembaj(mbaj diçka në gjendje të mirë që të mos prishet)
7)ruaj=heq(mbaj diçka mënjanë për dikë, i ruaj pjesën)etj..
A nuk i thonin Misët(M. Schmidt, Studime likike, faq. 141) bimës që përdornin kundër çmendurisë MENDRUTA? Edhe Thomopoulos(Pelasgjika, faq. 422) sheh në këtë fjalë, të kryerën e thjeshtë të shqipes #rujta duke folur për MEND+RU(J)TA>MENDRUTA, bima kundër çmendurisë. Po kështu, shqipja #shëron do t’i përkasë të njëjtit burim fjalëformues, po të kihet parasysh infinitivi geg, me ru=>me shëru<shë’ru<zë’ru=zë(nis) të ruaj, përmes nderkembimit sh/z si tek toskërishtja kosore/ko{z} ore/ko{sh}ari. Kuptimi që shqipja i jep kësaj fjale, është ruajtja prej sëmundjeve ose vet ruajtja e jetës. Në gegnisht jetës i është thënë edhe #zë(kujto:ζωή{zoe}=jetë, gr) duke i shtuar fjalës një shpjegim tjetër ndoshta më të saktë: zë ru=jetë ru. Le të mos neglizhohet edhe afërsia e fjalës #serum me mbiemrin në gegnisht i #shërum. Sidoqë të jetë, vështirë se fjala “shëron” të jetë e huazuar prej formatit të mësipërm grek, përveç arsyes së vetkuptueshme që gjuha greke nuk e përmban të lirë rrënjën ndërtuese, shqipja i shkon edhe më tutje zbërthimit të kësaj rrënje. E themi këtë, duke patur parasysh kuptimet që u dhanë më sipër për fjalën #ru, që ruajtja konsiston tek hyrja e sendit diku, në një strehë,në një vend që mbyllet, kyçet, mbulohet etj.. për mbrojtje, në mënyrën më të natyrshme fonologjike, kalojmë tek folja shqipe#ry=hyj. Kalimi y/u është edhe nga më të zakonshmit në shqip, bylyk/buluk, virtyt/virtut, tyrbe/turbe,myfti/mufti, shytë/shutë, trysni/trusni,etj.. Por folja #ry pranon akoma një aferezë R(kthim mbrapa në kohë) duke na lënë vetëm#y=hyj, e përdorur si pjesore : ka y=ka hy, ose në gegnisht ka i=ka hi. Analiza etimologjike, nuk duket të tregojë për ndonjë huazim nga ana e shqipes prej gr së vjetër.