Categories
Lajme

GREAT KROATIAN Milan Šufflay vdiq sot 89 vjet më parë pas një atentati frikacak të agjentëve të Beogradit

Pas kthimit nga Shqipëria, ai mori një letër kërcënuese, dhe më pas sulme të shpeshta ndaj tij përmes shtypit, që ishte një shenjë e qartë që qarqet e Mëdha Serbe kishin vendosur ta likuidojnë

SHUFLAJ Milan (Milan Shuflay, (1879-1931), Historian kroat, studiues i historisë mesjetare shqiptare. Prej 1908-1918 qe profesor i Universitetit të Zagrebit.

Pas krijimit të shtetit jugosllav u nxor nga puna për arsye politike, u dënua me burg dhe u ndalua të pranonte thirrjen për në Universitetin e Budapestit. Pas një udhëtimi në Shqipëri u vra në mënyrë barbare nga policia jugosllave.

Vrasja e tij shkaktoi një valë protestash ndërkombëtare. Bashkë me L. Toloçin dhe K. Jireçekun, M. Sh. Botoi më 1913-18 përmbledhjen dyvëllimëshe “Akte dhe diploma” (shih) që ai e pajisi me një aparat shkencor të vlefshëm; dorëshkrimi i vëllimit të tretë, i bërë gati për botim, u konfiskua nga policia dhe humbi. Po me ata bashkautorë botoi përmbledhjen “Illyrish-Alnanische Forschungen” (shih) që mban një varg studimesh të tij.

Më 1924 u botua nga Akademia e Shkencave e Vjenës vepra e tij themelore “Qytetet dhe kalatë e Shqipërisë kryesisht gjatë mesjetës”, më vonë pasuan punimet “Historia e Shqipërisë së Veriut” dhe “Serbët e Shqiptarët”. Me pseudonimin Alba Limi, M. Sh. Botoi më 1920 romanin historik me temë shqiptare “Konstantin Balsha”.

Në punimet e M. Sh. Bie në sy dashuria e madhe e materialit burimor faktologjik, por ka pak vend për faktorët ekonomikë dhe shoqërorë dhe veprimin e tyre, historiaa e shqiptarëve është për të kryesisht historia e një etniteti etnokulturor të dalluar, me rrënjë të lashta autoktone e vazhdimësi të pandërprerë, me aftësi të madhe rigjeneruese; ajo përfaqëson për Sh. Thelbin autentik të historisë së Ballkanit të lashtë.                                                                                                

Milan Shuflaj (9 nëntor 1879 – 18 Shkurt 1931) ka qenë një nga historianët kroat më të njohur. Që mbante titullin e doktorit në fushën e filozofisë dhe atë të historisë dhe ishte specializuar në atë të albanologjisë, së cilës edhe i ishte përkushtuar. Ai u bë i njohur në rang ndërkombëtar falë punimeve të tij pikërisht në këtë fushë.

Shuflaj ishte i pari që hodhi idenë se kufiri ndërmjet qytetërimit perëndimor dhe atij lindor shtrihej përgjatë lumit Drin. E njëjta tezë më vonë u përdor nga ideologë të ndryshëm jugosllavë, veçanërisht nga ata që kundërshtonin historianët serbë dhe tezat e tyre.

Më 1921 Shuflaj u akuzua për veprimtari revolucionare dhe u dënua me tre vjet e gjysmë burgim, por vuajti vetëm gjysmën e dënimit.

Shuflaj u rrah deri në vdekje më 1931 në një nga rrugët e Zagrebit Katër persona që i përkisnin grupimit nacionalist ekstremist “Jugosllavia e Re” ishin të implikuar në planin e vrasjes, përfshirë edhe Branko Zwerger i cili u akuzua për këtë akt.

E gjithë kjo ndodhi në kohën e sundimit të diktaturës serbe në Mbretërinë Jugosllave, dhe për vrasjene e albanologut Milan Shuflaj kroatët akuzuan gardën mbretërore që përbëhej nga oficerë serbë.

Menjëherë pas vdekjes së tij, Albert Ajnshtajn dhe Henrik Man i drejtuan një letër Organizatës Ndërkombëtare të të Drejtave të Njeriut me qendër në Paris me anë të së cilës i bënin thirrje asaj për mbrojtjen e shkencëtarëve kroatë nga regjimi diktatorial serbë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *