Mjafton vetëm pak diell e dëshira për piknik dhe ju mund të kaloni momente fantastike në Byshek të Elbasanit.
Vetëm 6 km nga qyteti, zona ofron freskinë e ujit të pastër të burimit dhe të rrapeve shekullorë.
Investimi në infrastrukturën rrugore e bëri edhe më të lakmuar këtë zonë të Elbasanit, ndërsa përfshirja e Byshekut në projektin “100 fshatrat” pritet të sjellë më tepër zhvillim.
Banorët kanë filluar të krijojnë bujtinat e para dhe të presin të apasionuarit e natyrës.