Më shum

    De Biasi: Panuccit i djeg shkarkimi, do e merrja me qejf drejtimin e Shqipërisë

    Ish trajneri i Kombëtares Shqiptare, Gianni De Biasi në një intervistë të dhënë së fundmi për  emisionin “FanZone” komentoi deklaratat e Panuccit për mediat italiane dhe foli për të ardhmen e tij.

    “Më duket një debat idiot dhe nuk dua të përfshihem aspak, por Panucci ka thënë ndër të tjera që e ka marrë Shqipërinë në vendin e katërt dhe e ka çuar në të tretin, gjatë fushatës eliminatore të Botërorit 2018. Në fakt ka kujtesë të shkurtër, pasi ne ishim të tretët kur u largova unë dhe e mbyllëm edicionin po të tretët. Mesa duket atij i djeg shkarkimi që në ndeshjen e parë eliminatore të Euro 2020-ës, ose harron shpejt.

    Unë kisha vite te Shqipëria dhe u mundova t’i jap sa më shumë informacione, pa i prekur autonominë, por pas një apo dy muajsh kuptova që donte të vijonte në rrugën e tij dhe e lashë. Nuk di të them ku gaboi, por gaboi dhe më vjen keq sepse edhe Shqipëria humbi mundësinë të bënte më mirë në eliminatore apo në Nations League.

    Kumbulla? Po bën një sezon fantastik. E kam njohur 5 vite më parë, kur luante me moshat e Veronës, por atëherë ishte shumë i ri. Ka ecur shumë dhe e kam ndjekur me vëmendje këtë sezon, ndaj mund të them fjalët më të mira. Më vjen mirë që Shqipëria ka një futbollist si ai, që ndihmon ekipin të rritet dhe të shohë më lart.

    Rikthim te Shqipëria? Kombëtarja Shqiptare është në duar të sigurta, të një profesionisti të madh si Edi Reja dhe nuk ka nevojë për mua. Nëse në ndonjë moment do të kërkonin trajner, do të vija me shumë qejf”, deklaroi De Biasi.

    Latest news

    Cohu Shqiptar!

    Në këmbë o Shqiptar që vendin tuaj e doni, Pash atë gjak që kanë derdh t´parët fjalën...

    “Atje në Nikaj – Mërtur ”, titullohet kënga më e re nga Gjergj Gjonaj

    Këngëtari Gjergj Gjonaj ka sjellur projektin e tij më të ri muzikor. “Atje në Nikaj - Mërtur ”, titullohet...

    Historia e fshatit Mandrica ne Bullgari. Ruajtja e rrenjeve dhe refuzimi per tu bere bullgare, turq apo greke

    SHPËRNGULJA E SHQIPTARËVE NË TROJET E BULLGARISË SË SOTME KA NJË HISTORI TË GJATË. EKZISTOJNË BURIME ME KARAKTER LEGJENDAR QË DATOJNË ARDHJEN...

    Besnik Palnikaj dy fjalë për poetin e madh Gjergj Fishta , fjalë zemre.

    Gjergj Fishta është e para figurë që nderoi Shqipërinë ndërkombëtarisht duke u nominuar për çmimin Nobel. Prej ku lidhen retë...

    Related news

    LEAVE A REPLY

    Please enter your comment!
    Please enter your name here