Categories
Aktualitet Lajme

Dyshohet se është burimi kryesor i tërmeteve “Kanali i Kuçedrës” në Gjirin e Lalëzit

Shqipëria u zgjua ditën e sotme në panik dhe terror, si pasojë e një tërmeti shumë të fuqishëm me magnitudë 6.4 ballë.

Zonat më të prekura janë Durrësi, Thumana dhe Tirana.

Deri më tani raportohet për 7 viktima dhe 22 persona që janë nxjerrë nga rrënojat.

Një nga zonat më sizmike në Durrës është edhe ajo që njihet si “kanali i kuçedrës”, që ndodhet në Gjirin e Lalëzit.

Sipas një legjende urbane thuhet se aty kanë rënë mbi 500 tërmete brenda 3 ditëve.

Legjenda thotë, se një ditë me shi kuçedra doli nga deti për t’i shpëtuar rrufeve dhe më pas tre dragonj e ndaluan që të mos bënte dëme më tej.

Ky kanal shkarkon ujrat e kënetës në det dhe sipas gojëdhënave, ekziston prej 3 shekujsh.

Uji që del prej aty është me flluska ajri, që do të thotë, se ka shkarkim të energjisë së nëndheshme.

Zona wshtw e pasur me gaz jo helmues, i cili çlirohej here pas here.

Kanali i Kuçedrës ndodhet në mes të Gjirit të Lalëzit në distancë të barabartë nga Kepi i Rodonit dhe Bishti i Pallës.

Ky kanal ka marrë edhe jetë njerëzish, të cilët futen për t’u larë në det.

Megjithatë problem kryesor, është se kanali është mbushur me mijra metër kub beton, duke u bllokuar totalisht dhe energjia nëntokësore nuk ka ku të shkarkohet

Kjo mendohet të jetë edhe një nga arsyet, se përse kjo zonë është shumë e prekur nga tërmetet, pasi gazrat duhet të dalin diku.

Kujtojmë këtu se tërmeti i 21 shtatorit, me magnitudë 5.8 ballë, që terrorizoi banorët e Durrësit dhe Tiranës, e kishte pikërisht epiqendrën nw Gjirin e Lalzit.

Ky skandal është denoncuar edhe nga ish-kryeministri Sali Berisha, i cili ka shkruar para disa kohësh, se gropa gjigande është mbyllur nga 1 biznesmen i fuqishëm ndërtimi.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *