Një gazetar i Deutsche Welle, Thomas Jacoby, është dhunuar barbarisht nga ekstremistët e djathtë grekë. Ngjarja e rëndë ka ndodhur sot gjatë një proteste që po zhvillohej para Parlamentit grek, kundër refugjatëve.
Në momentin që Jacoby po bënte foto, esktremistët i kërkuan gazetarit që të nxirrte kartën e identitetit, ndërsa gazetari nuk pranoi. Ai u shpreh se ishte ambient publik vendi që po fotografonte. Në këtë çast, grupi i ekstremistëve iu sul dhe e dhunoi deri në momentin që e mbuluan në gjak.
Policia ishte e pranishme dhe nuk ndërhyri. Ndërsa mësohet se pejsë të sulmueve ishin edhe drejtuesit e organizatës terroriste Agimit të Artë të udhëhequr nga Elias Kassidiaris.