- Hajnit i ka borxh edhe mbreti.
• Ai që e ka provue din me të mësue.
- Vena s’ka frena.
• Zemra e gjanë e fiton dynjanë.
• Atij që s’i mjafton toka, i mjafton vorri.
• Burri i mirë flet një herë.
• Atij i plasin sytë, e tjetri e pyet për vetullat.
• Dy rrena sa nji trimni.
- Kazani bosh tingëllon ma shume.
• Burrin e njeh shoqnia, gruan e njeh shpia.
• Drunin e shtremt e ndreq zjermi
• Le të jetë oxhaku i shtremt, po tymi të shkojë drejt.
• Me njoft vetin asht urti, me urdhnue vetin asht trimni.
• Pak di ai që të gjitha ia tregon gruas
• Shih rrethin, shihi shpinë, shihi nanën e merr t’binë.
• Shtatin pyll e mendjen fyll
• Zengjini tutet se fiket, fukaraja tutet se koritet.
• Zoti na ka dhanë dy veshë e një gojë, me ndigjue ma shume se me fol.
• Babën e mirë nderoje, babën e keq duroje.
• Mos i beso burrit që qan, kalit që djersitet dhe gruas që betohet.
• E keqja e ka gjethmone një “Pse”?
• Edhe te parja që ke nxjerrë me djersë ka hise shejtani.
• Gaca e baruti nuk rrinë bashkë.
• Ai që nuk rrihet me fjalë, s’rrihet as me hu!
• Çka bahet rrallë, bahet për mall.