More

    Fjalë të urta popullore, Mos i beso burrit që qan, kalit që djersitet, dhe gruas që betohet!

    • Hajnit i ka borxh edhe mbreti.

    • Ai që e ka provue din me të mësue.

    • Vena s’ka frena.

    • Zemra e gjanë e fiton dynjanë.

    • Atij që s’i mjafton toka, i mjafton vorri.

    • Burri i mirë flet një herë.

    • Atij i plasin sytë, e tjetri e pyet për vetullat.

    • Dy rrena sa nji trimni.

    • Kazani bosh tingëllon ma shume.

    • Burrin e njeh shoqnia, gruan e njeh shpia.

    • Drunin e shtremt e ndreq zjermi

    • Le të jetë oxhaku i shtremt, po tymi të shkojë drejt.

    • Me njoft vetin asht urti, me urdhnue vetin asht trimni.

    • Pak di ai që të gjitha ia tregon gruas

    • Shih rrethin, shihi shpinë, shihi nanën e merr t’binë.

    • Shtatin pyll e mendjen fyll

    • Zengjini tutet se fiket, fukaraja tutet se koritet.

    • Zoti na ka dhanë dy veshë e një gojë, me ndigjue ma shume se me fol.

    • Babën e mirë nderoje, babën e keq duroje.

    • Mos i beso burrit që qan, kalit që djersitet dhe gruas që betohet.

    • E keqja e ka gjethmone një “Pse”?

    • Edhe te parja që ke nxjerrë me djersë ka hise shejtani.

    • Gaca e baruti nuk rrinë bashkë.

    • Ai që nuk rrihet me fjalë, s’rrihet as me hu!

    • Çka bahet rrallë, bahet për mall.

    Lajmet e fundit
    Lajme të ngjashme

    LEAVE A REPLY

    Please enter your comment!
    Please enter your name here