Categories
Thënie Thënie Kombëtare

Fjalë të urta shqipe për Lirin

  • Ai që ndërton me djersë, mbron me gjak. BERAT
  • Ai që bahet i butë si dele e hanë ujqtë. KOSOVË
  • As veshi të mos mbajë plur, as këmba të mos durojë gjemb. JUG
  • Bilbili te kafazi s’këndon nga qejfi, po nga marazi. SHKODËR
  • Breshka po ferrën don. KAVAJË
  • Buka e botës s’të ngop. KORÇË
  • Buka e botës, laku i kokës. SARANDË
  • Burri nuk shtrihet as për së vdekmi. MIRDITË
  • Çdo mal e din barrën e vet. PRIZREN
  • Çdo njeri është mbret në shtëpinë e tij. JUG
  • Çdo shpresë fluturon me krahët e saj. JUG
  • Ç’hall ke, vështroje. VERI
  • Dasëm pa mish nuk ka. KORÇË
  • Dasma do mish, lufta do gjak. ELBASAN
  • Dele e butë në qafë të ujkut. JUG
  • Dora e huj të krun, po jo ku të kruhet. KOSOVË
  • Ec me këmbë tueja e jo me mend e huaja. SHKODËR
  • E di gjalmi ç’ka torba. PËRMET
  • E di vetë gomari ku i vret samari. JUG
  • Gunë e huaj s’të mban ngrohtë. KOLONJË
  • Gjithkush teshat i lan në shtëpinë e vet. VERI
  • Hallet e mia i di trari im. ELBASAN
  • Hall me qè e hall me buaj, po më keq me qè të huaj. MYZEQE
  • I zoti ia sheh plagën kalit, nën samar, se qiraxhiu, ngrihet e shkon. KORÇË
  • Jeton bleta majë malit, jeton dhe miza nën bisht të kalit. KORÇË
  • Kali i botës s’të nxjerr jashtë portës. SARANDË
  • Kafshata e huaj të mbet në fyt. SHKODËR
  • Këmba e di se ku e vret këpuca. LUKOVË- SARANDË
  • Kur se mbajnë njëzet e katër tuejt, nuk e mbajnë as katërdhetë e tetë të huejt. SHKODËR
  • Kur m’i punonin arat, u liga dhe u thava, kur i punova vet, u maha dhe u ringjalla JUG
  • Kur s’ka trimni, s’ka liri. KOSOVË
  • Kush mba vesh botën, prish kokën. GJIROKASTËR
  • Kush merr mendjen e botës, i sjell dëm kokës PËRMET
  • Kush s’lufton për liri, robërinë e ka në shpi. KOSOVË
  • Kush unj qafën i bie zverkut. JUG
  • Ku të ha, kruaje. GJIROKASTËR
  • Leku i huj, peshon rëndë në xhep. PUKË
  • Liria fitohet e nuk dhurohet. JUG
  • Liria fitohet vetëm me gjak. KOSOVË
  • Liria i ka rrënjët në gjak. JUG
  • Liria nuk blehet me para e me tokë, po fitohet me gjak e me kokë. KOSOVË
  • Liria vjen kur s’i duhesh vdekjes. BERAT
  • Më mirë një ditë në liri, se njëqind vjet në robni. KRUJË
  • Më mirë i lig e i lirë, sesa shëndoshë e me zinxhirë. KRUJË
  • Më mirë nën hijes ne ferres sime, sesa nën hijen e fikut tonë. KOSOVË
  • Më mirë një ditë gjel, sesa tre ditë pulë. ELBASAN
  • Më mirë Sokol një herë, se sorrë gjithherë. SHKODËR
  • Mashë e tjetrit mos u bëj. JUG
  • Me dorën e tjetrit, mos vrafsh as gjarprin. SHIJAK
  • Me duart e mija rrafa kokën time. MYZEQE
  • Më e urtë se delja nuk ka, por edhe asaj i ngjiten ferrat pas. BERAT
  • Më mirë gomar, po tëndin, se kalë, po të botës. LUKOVË
  • Më mirë nën dhè i mbuluar, se mbi dhè i gjynjëzuar. SKRAPAR
  • Më mirë të vdesësh duke luftuar, sesa të rrosh i gjynjëzuar. SKRAPAR
  • Më mirë të vdesësh në këmbë, sesa të jetosh në gjunjë BERAT
  • Më mirë zog e në liri, sesa bilbil e në kulvi. KURVELESH
  • Mikun nderoje dhe vëre në qoshe, po ozt shtëpie të jesh vetë. JUG
  • Mish të ngordhur edhe egërsira nuk ha. SKRAPAR
  • Mjer ai që pret nga tjetri! JUG
  • Mjer puna ime, qe se bani dora ime. KAVAJË
  • Mos shko maz pas pele. KOSOVË
  • Mos shko pas qerres së tjetrit. SKRAPAR
  • Mos u ban mjaltë, se të han mizat. SHKODËR
  • Nën hije as bari nuk ngren krye. JUG
  • Nuk rron peshku pa ujë. KOSOVË
  • Një gjë që të merr dora, mos prit të ta japin. JUG
  • Një punë që s’e bën vetë, mos kërko të gjesh të metë. TIRANË
  • Për çdo punë, puth dorën tënde. ELBASAN
  • Po nuk nderove veten, s’të nderon njeri. VLORË
  • Pyet shtatë a tetë, e bëj si di vetë. VLORË
  • Qafa e unjur, koka e prerë. LUKOVË
  • Qëndro shtyllë e mos u bëj urë. KRUJË
  • Rrushi varet në degët e vet. LUSHNJE
  • S’bëhet dasma pa thyer kupa. ARBËRESHËT E ITALISË
  • Gjithsecili në punën e tij është zot. JUG
  • S’mbahet shpirti me falimnders. VERI
  • Syri i të zotit plehron arën. JUG
  • Shqiponja nuk gjuan miza. KRUJË
  • Trimëria dhe liria janë si nanë e bijë. KRUJË

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *