Categories
Thënie Thënie Kombëtare

Fjalë të urta shqipe për Drejtësin

  • Atë që merr me një dorë, kthehe me të dyja. VLORË
  • Ban mirë e harro, ban lig e kujto. VERI
  • Bëj nder e gjej qeder. MYZEQE
  • Edhe ëngjëlli, edhe djalli, janë brenda tek i gjalli. KRUJË
  • Edhe kopësht i mbret të jetë, një gjemb brenda do e ket. JUG
  • E keqja nuk harrohet, e mira po. KOSOVË
  • E mira dhe e keqja nuk kanë fund. JUG
  • E mira nuk ka tavan, e liga s’ka taban. KOSOVË
  • Ha njëzet e nëntë kafshita me gjellë, s’thua gjë, të tridhjetën thatë dhe bën kiametin. BERAT
  • I ligu kur të hipën mbi shpinë, nuk din me zbritë kurrë. TROPOJË
  • I ligu të puth e të kafshon. JUG*I ligu ngatërron dhe yjet në qiell. JUG
  • I mirë sa më s’ka, kur fle nuk ha. JUG
  • Jo i mirë sa të të lëpijnë, jo i keq sa të të pështyjnë. JUG
  • Kur pi ujë, kujto burimin. VLORË
  • Kur s’më bën nder, mos më bëj qeder. BERAT
  • Malli i keq shifet në bojë, dhe njeriu i keq shifet në sy. SHKODËR
  • Për çdo punë që bënë, mejto se ke edhe vdekje. SKRAPAR
  • Pyka e vet e shkyn lisin. KOSOVË
  • Pyll pa derra s’ka. ELBASAN
  • Qen i bardhë, qen i zi, qen i kuq, qen murrash, qen balash, qen është … JUG
  • Qeni kur kërkon të hajë të zonë, vritet. JUG
  • Qepa, qoftë e re, qoftë e vjetër, po era qepë vjen. JUG
  • Qeni edhe me sapun të lahet, era qen do të vijë. VLORË
  • Rrit këlyshët të të hanë kokën. DEVOLL
  • Rrufeja nuk bie në hale. TIRANË
  • Sëpatës bish mos iu ban. DIBËR
  • Ska din zemra, atje shkon mendja. SHKODËR
  • Të mirën në e hedh prapa, e gjen përpara. SULOVË
  • Ai që e ka trupin e drejtë, nuk ka frikë se i del hija e shtrembër. JUG
  • Ai që e ka mizën në kapuç, e ka vjedh bletën. KOSOVË
  • Bëni si them unë, e mos bëni si bëj unë. KORÇË
  • Bie molla që ka krimbin. JUG
  • Buçja po nuk luajti bishtin, nuk i ngjiten qentë prapa. ELBASAN
  • Çika pa nder, si lulja pa erë. KOSOVË
  • E drejta pa forcë, s’të pi ujë. JUG
  • E zuri krimbi peshkun, nuk e zuri grepi. JUG
  • Fajat janë që pjellin ligjin. JUG
  • Faji është jetim, s’i ka dalë zot njeri. ELBASAN
  • Fajin e ka gomari, nuk e ka samari. JUG
  • Fjala e drejtë është e shkurtër, fjala e shtrembër është e gjatë. TETOVË
  • Gabimi falet njëherë, e jo përherë. KOSOVË
  • Gjithkush ka dy kandarë, një për vete, një për të tjerët. JUG
  • Hatëri të lë pa brekë. BERAT
  • Hesapi i qëruar, të nxjerr të nderuar. JUG
  • Ka të mençur për të marrë. MALLAKASTËR
  • Koka e falur s’pritet. JUG
  • Kur falet e liga, dënohet e mira. JUG
  • Kur ke të drejtë, lëviz dhe malet. JUG
  • Kur qeth, bën qime, kur ha, bën thërrime. DEVOLL
  • Kur të gjen një vdekje, të ngushëllojnë; po kur të gjen turpi, ç’të thonë? KORÇË
  • Kusari para se të vjedh, bën hazër vendin. KURVELESH
  • Kush ha bukë, bën thërrime. JUG
  • Kush ka ngrënë mjaltin, ka mizën pas veshit. ELBASAN
  • Kyçi vihet për të ndershmin, pa rezili shpon murin. JUG
  • Malin lëvroje për lisin, fushën për misrin. GJIROKASTËR
  • Më parë vra ujkonjën: pastaj mbyt këlyshët. JUG
  • Mos pyet si vdiq, po pyet si rrojti. JUG
  • Nderi vjen e ikën, por turpi vjen e nuk ikën. VLORË
  • Në të humbi unaza, gishti ta ka fajin. KORÇË
  • Ngarkoje tjetrin aq sa mban. GRAMSH
  • Nuk është e drejtë me u ba dikujt nanë e dikujt njerkë. TETOVË
  • S’hahet në vend të djathit. KORÇË
  • S’hahen bashkë turp e bukë. JUG
  • Zoti vonon, po nuk harron. PËRMET
  • Vritet faji e jo njeriu. VLORË
  • Ariu s’i arrinte dot goricat e thoshte: “Qenkan të pa pjekura”. BERAT
  • Atij i thonë: “Ja ujku”, ay thotë: “Ku është gjurma”. JUG
  • Ay që të do, të qorton, ay që nuk të do, të lëvdon. BERAT
  • Ç’bluan mendja, zbulon pija. BERAT
  • Ç’ka barku, nxjerr bardhaku. JUG
  • Difton fëmija, ç’ka shtëpia. VERI
  • Dinaku hyn në pus e del pa lagur. TIRANË
  • Dinaku të çon në dyzet çezma e s’të jep ujë. PËRMET

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *