Sheshi Skënderbej është sheshi në qendër të Tiranës.
Sipas shifrave të fundit ai është afërsisht 40 000 m² dhe është sheshi më i madh i Shqipërisë.
Kjo foto e rallë botuar nga DITA tregon sheshin Skënderbej në fillimet e tij, kur nuk kishte as emrin dhe as pamjen e sotme.
Këtë emër e ka marrë në vitin 1968 ku në krah të tij u vendos monumenti i Skënderbeut mbi kalë.
Ky monument zëvendësoi shtatoren e Stalinit.
Në këtë foto, sheshi ende nuk ka marrë formë.
Sot sheshi rrethohet nga Pallati i Kulturës, Hotel Tirana, Muzeu Kombëtar dhe Banka e Shqipërisë.
![](https://i0.wp.com/shqip.info/wp-content/uploads/2020/02/sheshi-skenderbej-foto-vjeter.png?fit=696%2C303&ssl=1)