SHUFLAJ Milan (Milan Shuflay, (1879-1931), Historian kroat, studiues i historisë mesjetare shqiptare. Prej 1908-1918 qe profesor i Universitetit të Zagrebit.
Pas krijimit të shtetit jugosllav u nxor nga puna për arsye politike, u dënua me burg dhe u ndalua të pranonte thirrjen për në Universitetin e Budapestit. Pas një udhëtimi në Shqipëri u vra në mënyrë barbare nga policia jugosllave.
Vrasja e tij shkaktoi një valë protestash ndërkombëtare. Bashkë me L. Toloçin dhe K. Jireçekun, M. Sh. Botoi më 1913-18 përmbledhjen dyvëllimëshe “Akte dhe diploma” (shih) që ai e pajisi me një aparat shkencor të vlefshëm; dorëshkrimi i vëllimit të tretë, i bërë gati për botim, u konfiskua nga policia dhe humbi. Po me ata bashkautorë botoi përmbledhjen “Illyrish-Alnanische Forschungen” (shih) që mban një varg studimesh të tij.
Më 1924 u botua nga Akademia e Shkencave e Vjenës vepra e tij themelore “Qytetet dhe kalatë e Shqipërisë kryesisht gjatë mesjetës”, më vonë pasuan punimet “Historia e Shqipërisë së Veriut” dhe “Serbët e Shqiptarët”. Me pseudonimin Alba Limi, M. Sh. Botoi më 1920 romanin historik me temë shqiptare “Konstantin Balsha”.
Në punimet e M. Sh. Bie në sy dashuria e madhe e materialit burimor faktologjik, por ka pak vend për faktorët ekonomikë dhe shoqërorë dhe veprimin e tyre, historiaa e shqiptarëve është për të kryesisht historia e një etniteti etnokulturor të dalluar, me rrënjë të lashta autoktone e vazhdimësi të pandërprerë, me aftësi të madhe rigjeneruese; ajo përfaqëson për Sh. Thelbin autentik të historisë së Ballkanit të lashtë.
Milan Shuflaj (9 nëntor 1879 – 18 Shkurt 1931) ka qenë një nga historianët kroat më të njohur. Që mbante titullin e doktorit në fushën e filozofisë dhe atë të historisë dhe ishte specializuar në atë të albanologjisë, së cilës edhe i ishte përkushtuar. Ai u bë i njohur në rang ndërkombëtar falë punimeve të tij pikërisht në këtë fushë.
Shuflaj ishte i pari që hodhi idenë se kufiri ndërmjet qytetërimit perëndimor dhe atij lindor shtrihej përgjatë lumit Drin. E njëjta tezë më vonë u përdor nga ideologë të ndryshëm jugosllavë, veçanërisht nga ata që kundërshtonin historianët serbë dhe tezat e tyre.
Më 1921 Shuflaj u akuzua për veprimtari revolucionare dhe u dënua me tre vjet e gjysmë burgim, por vuajti vetëm gjysmën e dënimit.
Shuflaj u rrah deri në vdekje më 1931 në një nga rrugët e Zagrebit Katër persona që i përkisnin grupimit nacionalist ekstremist “Jugosllavia e Re” ishin të implikuar në planin e vrasjes, përfshirë edhe Branko Zwerger i cili u akuzua për këtë akt.
E gjithë kjo ndodhi në kohën e sundimit të diktaturës serbe në Mbretërinë Jugosllave, dhe për vrasjene e albanologut Milan Shuflaj kroatët akuzuan gardën mbretërore që përbëhej nga oficerë serbë.
Menjëherë pas vdekjes së tij, Albert Ajnshtajn dhe Henrik Man i drejtuan një letër Organizatës Ndërkombëtare të të Drejtave të Njeriut me qendër në Paris me anë të së cilës i bënin thirrje asaj për mbrojtjen e shkencëtarëve kroatë nga regjimi diktatorial serbë.