“Një thes me miell që ngre një Burrë dhe ul një tjetër”
Zanafilla e kësaj histori daton që në kohën e Gjergj Kastriotit pasi nipi i tij Hamzai e tradhëtoi te turqit por edhe disa princër arbëror nuk ju bashkuan Gjergjit kundër pushtuesit por pranuan rrushfet që më pas i dolën hundësh.
Në 500 vite sundimi nga Osmanët gjuha Shqipe u mallkua po nga kisha (helenët)po ashtu edhe nga feja islame (turqit). Ishte e ndaluar rreptësisht të shkruhej edhe të këndohej. Pra armiku ngel armik dhe është normale për popullin që pushton ta lër në padituri dhe errësirë. Kështu që, Shqipëria gjatë mesjetës e deri në çlirimin nga Osmanët, kur shtetet evropiane lulëzonin ne art, shkencë, letërsi, fizik dhe shumë degë të tjera, populli jonë dergjej në padituri të plotë ku nuk dinte të shkruante dhe te lexonte emrin e tij.
Fillimi i rënies së Osmanëve krijoi Rilindjen Kombëtare, ku u formuan shkronjat e marra nga latinishtja edhe më në fund Shqipëria kishte Alfabetin e saj. U ndez një drit por, u shua shpejt, pasi fuqitë e mëdhaja e copëtuan në 5 shtete Shqipërin. Pasi u paraqitëm me dy delegacione ne traktet me fuqitë e mëdha “tradhëtarët në një krah dhe Atëdhetarët në tjetrin”.
Merr pushtetin dhe vetdeklarohet Zogu mbret, ky Zog rrjepacak qe gjak shqiptari nuk kishte aspak, shiti vendin e tij per dy lekë te Italianët. Këta të fundit e njohin mjaftë mirë historin dhe lidhjet që populli jonë ka pasur me ata. Ky fakt bëri që këta pushtues të rinj mos te shkatërronin ato dy gjëra që kishim. Filluan të ndërtonin rrugë, ndërtesa shtetërore edhe lidhje eliktrike madje hekurudh te vogël, gjthmon për interesat e tyre, por më shpejt ikën se sa erdhën.
Diktatura e egër ngulet për gati 50 vjet duke mos lejur asnje mundësi shkëmbimesh kulturore, dalje apo hyrje ne Evropë dhe më gjerë. Mundësoi disa të mira për popullin duke arritur që ta forcojë ushtarakisht për tu mbrojtur pushtimit të radhës dicka e pakuptimt pasi kjo diktature ishte e ngulur po nga sllavët armiqtë e hershëm.
Lindi PseudoDemokracia në vitin 1990, kishte mbështetje mbarëpopullore u nis nga studentët, rinia Shqipëtare. Përfundoj me kryetar të saj po një komunist edhe agjent i UBD-së serbe, i cili në kohën e luftës kosov-serbi ndihmoi e armikun me naftë dhe përndoqi shumë ushtarë të lirisë ne kosovë.
Nga atëher e deri sot, po ajo histori përsëritet, japin një Thes Miell për të marrë Votën, armën e demokracisë. Përfundimi është mjaftë i thjeshtë, padituria që është rritur mes nesh në vite, ende nuk na lejon ta shikojmë në sy të vërtetën që e kemi shumë pranë. Thesi me miell mbaron për një muaj, më pas ku do gjesh tjetër ? Pra të nderuar Shqipëtar kur e keni në dorë një armë kaq të fortë, mundohuni ta përdorni pa u shitur dhe pa u bler. Shqipëria ka qën edhe është në dorën tonë, ndaj qëndroni të bashkuar edhe kuptoni se kush e do, e kush nuk do Shqipërin. Fati i shtetit tonë varet nga populli pra nga ju, jeni ju ata që vendosni kush do e qeverisi vendin, populli është sovrani i vërtet. ????????
Rroftë Shqipëria…!! ????????????