Më shum

    Kuvendi i Kosovës, seancë të jashtëzakonshme më 14 prill

    Kuvendi i Republikës së Kosovës, të martën, më 14 prill 2020, në orën 11:00, do të mblidhet në seancë të jashtëzakonshme, me kërkesë të Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike të Kosovës dhe deputetëve nënshkrues.

    Kështu konstatoi Kryesia e Kuvendit të Republikës së Kosovës, në mbledhjen e sotme, të drejtuar nga kryetarja e Kuvendit, dr. Vjosa Osmani.
     
    Sipas konstatimit kërkesa e deputetëve nënshkrues i plotëson kushtet formale-juridike, të parapara me Kushtetutën e Republikës së Kosovës.
     
    Për mbajtjen e seancës do të sigurohen kushte sipas rekomandimeve të Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike të Kosovës.
     
    Në këtë seancë, pikë e rendit të ditës do të jetë propozimi dhe miratimi i masave konkrete ekonomike e financiare që duhet t’i ndërmerr Republika e Kosovës për të tejkaluar sfidat e rimëkëmbjes ekonomike në adresimin e pasojave të pandemisë së Corona Virusit “Covid 19”, me qëllim të përballimit sa më të suksesshëm të pasojave e shkaktuara (aktuale dhe të ardhshme), në drejtim të parandalimit të krizës eventuale ekonomike, zvogëlimit të humbjeve ekonomike dhe ofrimin e mbështetjes së domosdoshme veçanërisht për sektorin privat në Kosovë.
     
    Sa i përket aktgjykimit të Gjykatës Kushtetuese, rasti nr. KO54/20, nr. Ref.651/20/rl, datë 6 prill 2020, pika 324, që ka të bëjë me ndërmarrjen e masave lidhur me situatën pandemike, Kryesia ngarkoi Komisionin për Legjislacion Mandate, Imunitete, Rregulloren e Kuvendit dhe Mbikëqyrjen e Agjencisë Kundër Korrupsionit, që të trajtojë, identifikojë dhe t’i propozojë Kuvendit masat e duhura.
     
    Në këtë mbledhje, Kryesia shqyrtoi edhe çështje të tjera nga fushëveprimtaria e saj.​

    Latest news

    Nipi 5-vjeç humbi jetën në aksident rrugor, prej 3 vitesh ngjarja pa autor

    Kërkojmë ndihmën e SPAK të vendosë drejtësiNipi 5-vjeç humbi jetën në aksident rrugor, prej 3 vitesh ngjarja pa autor Nga : Kadri Malka Në të vërtetë,...

    Cohu Shqiptar!

    Në këmbë o Shqiptar që vendin tuaj e doni, Pash atë gjak që kanë derdh t´parët fjalën ma dëgjoni. Të bashkohemi për këtë komb ku i...

    “Atje në Nikaj – Mërtur ”, titullohet kënga më e re nga Gjergj Gjonaj

    Këngëtari Gjergj Gjonaj ka sjellur projektin e tij më të ri muzikor. “Atje në Nikaj - Mërtur ”, titullohet kënga e cila vjen e realizuar...

    Historia e fshatit Mandrica ne Bullgari. Ruajtja e rrenjeve dhe refuzimi per tu bere bullgare, turq apo greke

    SHPËRNGULJA E SHQIPTARËVE NË TROJET E BULLGARISË SË SOTME KA NJË HISTORI TË GJATË. EKZISTOJNË BURIME ME KARAKTER LEGJENDAR QË DATOJNË ARDHJEN E SHQIPTARËVE...

    Related news

    LEAVE A REPLY

    Please enter your comment!
    Please enter your name here