Categories
Horoskopi

Horoskopi për vitin 2020 parashikimi i plotë për çdo shenjë

Dashi

21 Mars – 19 Prill

Horoskopi parashikon se për Dashin, viti 2020 do të jetë i mbushur me momente plot fat. Ky do të jetë viti i stabilitetit për shenjën e Dashit, ku nevoja tuaj natyrale për ndryshim do të sjellë rend dhe disiplinë në të gjitha aspektet e jetës. “Sukses” është kryefjala e këtij viti. Është një vit plot arritje personale pozitive. Është koha të vendosni në zbatim mësimet që keni marrë gjatë vitit 2019. Me tre eklispet hënore që do të sjellin dallgë emocionesh në marrëdhëniet me të dashurit tuaj gjatë muajit maj, mundësinë për të ndryshuar ambient gjatë qershorit dhe pasioni i nëntorit, nuk ka asnjë shans të humbisni mundësitë e arta që jeta do ju sjellë gjatë 2020-ës. Sipas horoskopit të 2020-ës, ju do të gjeni mënyra të reja për t’u shprehur, qoftë përmes talentit tuaj në literaturë, apo duke punuar fort për të arritur një qëllim tuajin që prej kohësh e keni objektiv. Këshillat: Janar: Është koha të filloni gjëra të reja Shkurt: Një muaj plot romancë dhe dashuri Mars: Kujdesuni për shëndetin në këtë periudhë, veçanërisht deri në 6 mars Prill: Udhëtim i shkurtër por edhe studime intensive, mos neglizhoni Maj: Bëhuni të durueshëm, kontrolloni reagimet tuaja Qershor: Qëndroni pranë familjes tuaj këtë muaj Korrik: Fokusoni energjitë në hobi apo sporte Gusht: Shfrytëzoni deri në fund mundësitë për t’u relaksuar Shtator: Një mundësi e mirë për të bërë një hap të rëndësishëm në karrierë Tetor: Rezultate të shkëlqyera në punë gjatë këtij muaji Nëntor: Keni një mundësi të madhe për të rritur të ardhurat Dhjetor: Një muaj plot fuqi, energji mendore, fizike e shpirtërore

Demi

20 Prill – 20 Maj

Demi është një shenjë me personalitet të qëndrueshëm. Punon fort dhe shikon tej, para se të hedhë hapin. Viti 2020 është koha e duhur të mësoni të vlerësoni ato gjëra që ju rrethojnë. Gjatë këtij viti fokusi te llogaria bankare dhe kursimet do të bëhet më i qartë, paratë ju japin siguri dhe ndaj menaxhimi i mirë do të thotë edhe më tepër qëndrueshmëri për ju. Nuk do të mungojnë situatat dhe mundësitë e reja. Gjatë 2020-ës do të keni si momente tepër të ngarkuara me punë, edhe ato momente relaksi për të shijuar frytet e punës. Tregoni vetëkontroll dhe durim gjatë situatave të ngarkuara në punë. Të ndjeheni mirë për veten tuaj, për aftësitë që keni, për kapacitetin, do të thotë të ndjeheni të sigurtë për jetën tuaj dhe atë çfarë ju pret në të ardhmen. Këshillat: Janar: Gjatë pjesës së parë të muajit, yjet do të favorizojnë marrëdhëniet e reja dhe udhëtimet Shkurt: Situata financiare do të përmirësohet së tepërmi Mars: Marrëdhëniet me eprorët dhe autoritetet janë të vështira gjatë këtij muaji Prill: Ka gjasa të përfshiheni në një marrëdhënie intense me një koleg/e Maj: Mundësi më të mira për të negociuar dhe rritje page Qershor: Do të tregoni eficencë në punë dhe aftësi të mira menaxhuese Korrik: Përmirësim i ndjeshëm në fushën e dashurisë, një marrëdhënie e re mund të nisë Gusht: Luftoni të qëndroni më të mirët Shtator: Tregoni kujdes të merrni parasysh kërkesat që ka partneri/ja tuaj Tetor: Gjendja shëndetësore do të jetë tepër e mirë, shfrytëzoni energjitë Nëntor: Financiarisht do të shijoni plot sukses, por dhe mbështetje nga familja Dhjetor: Gjërat do të jenë të qeta, dhe jeta sociale do të jetë më e mirë këtë muaj

Binjakët

21 Maj – 20 Qershor

Theksi për vitin 2020 për Binjakët është puna. Rutina mund të duket e mërzitshme në disa raste, por do të jetë një shtysë e madhe për karrierën. Thjeshtë vijoni me punën që dini të bëni më mirë, ambicia dhe aspiratat që ju karakterizojnë do t’ju vijnë në ndihmë edhe në këtë rast. Të veproni sipas rregullave është mënyra e duhur. Edhe pse mund t’ju duket se kufizoheni ndonjëherë, është e rëndësishme që të vazhdoni. Nëntori do të jetë muaji i artë, plot mundësi për të transformuar jetën tuaj përgjitmonë. Shpenzoni mjafueshëm kohë për të parë se çfarë ka ndryshuar brenda jush, rreth jush dhe të përcaktoni se ku dëshironi të shkoni më tej. Eklipset hënore do t’ju ofrojnë qartësi dhe fuqi, ndërsa eklipsi i plotë diellor në muajin dhjetor do t’ju ofrojë emocione të forta dhe energji gjatë rutinës dhe ditëve tuaja më të zakonshme. Detajet që nuk i vini re, dhe akiviteti ditor që mund t’ju duket i mërzitshëm janë armët e duhura për aspirata dhe qëllime më të mëdha. Këshillat: Janar: Gjatë këtij muaji do të jeni energjitik dhe tërheqës duke fituar lehtësisht simpatinë e të tjerëve Shkurt: Dashuria dhe marrëdhëniet me miqtë do të forcohen edhe më shumë Mars: Nëse jeni single, ka gjasa të bini në dashuri me një mikeshë/mik të vjetër Prill: Priten disa mosmarrëveshje me partnerin në punë Maj: Kini besim te vizioni, te ajo që ndjeni në zemër se është e duhura Qershor: Disa dëshira të vogla por të rëndësishme për ju do të plotësohen Korrik: Nivelet e energjisë gjatë këtij muaji do të jenë në maksimum, shfrytëzojini Gusht: Do të shqetësoheni për marrëdhëniet tuaj me të dashurit tuaj Shtator: Do të investoni në blerjen e një makine apo rregullimin e shtëpisë Tetor: Shërim emocional, është momenti të lidheni me të shkuarën Nëntor: Ka gjasa të ndërroni punën, mundësi të reja në horizont Dhjetor: Muaji i duhur për të qëndruar pranë

Gaforrja

21 Qershor – 22 Korrik

Më i qetë se viti që lamë pas, 2020-a ka për të qenë një nga vitet më me fat në jetën tuaj. Fokusohuni gjatë këtij viti për të kuptuar më tepër mitotivimet tuaja sekrete, për të kuptuar për se e doni diça dhe çfarë ndez te ju reagimet emocionale dhe intuitive. Universi nuk pret, dhe nuk do kurrë perfeksion, por akti i qartësimit të veprimeve dhe reagimeve tuaja, do t’ju ndihmojë të qartësoni rëmujën e subkoshiencës tuaj që tenton të shfaqet në momentet më të pafavorshme dhe ju bëhet pengesë. Tre eklipset hënore do të sjellin emocione pozitive në historitë e dashurisë, duke ju bërë të kuptoni se ka mjaftueshëm vend për zhvillim të brendshëm dhe aventurë të jashtme në jetën tuaj. Një eklips i plotë diellor në dhjetor shton energjitë në rutinën tuaj që do të thotë më shumë punë e po ashtu më tepër shpërblime. Këshillat: Janar: Emocione të forta në lidhje me familjen dhe dashurinë, do ta keni të vështirë t’i tejkaloni Shkurt: Për Gaforret beqarë, ky muaj mund të sjellë një njohje të re Mars: Është koha e duhur të fokusoheni te shëndeti Prill: Probleme të vjetra me shëndetin mund të rishfaqen këtë muaj, tregoni kujdes Maj: Sasi të mëdha parash vijnë drejt jush, përmirësohet ndjeshëm gjendja financiare Qershor: Do të arrini një partneritet interesant, ju ndihmon të njiheni profesionalisht Korrik: Ky është muaji më pozitiv në fushën sentimentale Gusht: Do të shpenzoni shumë para, por njëkohësisht do të zbuloni ide të reja për të shtuar të ardhurat Shtator: Kujdes me stresin, nervat dhe pagjumësinë Tetor: Kudjes me lidhjen dashurore, bashkëjetesën apo martesën Nëntor: Do të keni energjitë e duhura për të arritur rezultate profesionale Dhjetor: Ky muaj do të sjellë më tepër momente romantike ndaj partnerit/es. Ata në një marrëdhënie të gjatë apo të martuar janë të favorizuar.

Luani

23 Korrik – 22 Gusht

Ndryshime dramatike gjatë 2020-ës në miqësitë, aleancat e rëndësishme dhe qëllimet që i keni vënë vetes. Ku vit do të sjellë fytyra të reja, së bashku me ide dhe mendime të reja. Eklipsi i plotë i diellit në dhjetor sjell energji pozitive duke ju ndihmuar t’i vini në punë idetë dhe mendimet në favorin tuaj. Ky vit sjell mundësi të arta për ata që kanë menduar të bëjnë një investim madhor, si blerja e një shtëpie, për arsye se në këtë drejtim gjërat kanë qenë pak të ngadalta në të kaluarën. Lajme të mira gjithashut edhe për ata që presin një punë të re, promovim apo shkollim. Këshillat: Janar: Ndryshim i punës, apo ndoshta edhe një punë në distancë Shkurt: Do të zgjidhni shumë tensione të së shkuarës dhe do vendosni sërish harmoni Mars: Fokusohuni te shëndeti dhe shmangni mbingarkesat Prill: Kujdes me financat, mos shpenzoni pa kriter Maj: Muaji i relaksit, stresi do të zhduket si me magji Qershor: Në sektorin profesional, mos merrni vendime impulsive për të cilat mund të pendoheni më pas Korrik: Disa të shenjës së Luanit mund të bëjnë shpenzime të mëdha, ndërsa të tjerët do të marrin sasi të mëdha parash, ndoshta edhe trashëgimi Gusht: Lidhje e re për Luanin single, nëse jeni në një marrëdhënie, nuk përjashtohet propozimi për martesë Shtator: Do të fokusoheni në gjetjen e një pune të re, apo te biznesi juaj Tetor: Një moment i duhur të rindizni zjarrin e pasionit në çift Nëntor: Koha të nisni një dietë, ushtrime fizike apo çfarëdo që ju relakson Dhjetor: Momenti të shpenzoni më shumë kohë me familjen.

Virgjëresha

23 Gusht – 22 Shtator

Për të ruajtur kontrollin në jetën tuaj gjatë këtij viti duhet të ruani distancën në shumë situata por edhe të mbani një ndjenjë të fortë drejtëse. Do të preferoni t’ia lini fitoret dhe aritjet triumfante të tjerëve, teksa vetë do të impononi prezencën tuaj përmes mënyrës së veçantë të besnikërisë dhe përkushtimit. Karriera, qëllimet dhe idetë tuaja përgjatë 2020-ës zënë vendin kryesor. Ngritja në detyrë por edhe ndryshimi i punës që do t’ju hapë një sërë mundësish të reja nuk përjashtohen. Jeni praktik dhe i shikoni gjërat në detaje, por për t’i hapur rrugë arritjeve më të mëdha do t’ju duhet të bëni disa ndryshime në rutinën tuaj. Periudhat më dinamike do të jenë në qershor dhe nëntor. Gjithçka ka të bëjë me lidhjet që do të krijoni me ata që ju rrethojnë, për të ndarë me ta idetë dhe ëndrrat, si dhe të jeni më i hapur në aspektin emocional. Këshilla: Janar: Do jetë një muaj heretik, me pak progres në punë Shkurt: Fokusohuni në mbledhje informacioni, të mësoni sa më tepër gjëra të reja Mars: Zhvillimet të mëdha në aspektin financiar, në punë dhe trajnimin profesional Prill: Mos neglizhoni shëndetin, shmangni lodhjet ekstreme Maj: Një pauzë në angazhimet profesionale, shfrytëzojeni t’i dedikoheni familjes dhe partnerit/es Qershor: Qëndroni i fokusuar te qëllimet, edhe nëse duhet të bëni kompromise Korrik: Performanca juaj varet së tepërmi nga performanca e kolegëve dhe eprorëve Gusht: Emocione intense, beqarët do të gjejnë dashurinë këtë muaj Shtator: Miqtë dhe të afërmit do të tregojnë mbështetje financiare nëse keni nevojë Tetor: Gjeni kohë të relaksoheni, udhëtimet e shkurtra sugjerohen Nëntor: Gjeni balancën mes shplodhjeve të gjata dhe punëve të lodhshme Dhjetor: Këtë muaj kujdes! Fati nuk është me ju për sa i përket buxhetit .

Peshorja

23 Shtator – 22 Tetor

Udhëtimet, shkolla dhe planet e ardhshme janë fokusi i vitit 2020. Mos u habisni nëse e shihni veten pjesë e ndonjë kursi që do t’ju ndihmojë të arrini ndonjë prej qëllimeve që i keni vendosur vetes. Është e rëndësishme të ndiqni zemrën, por njëkohësisht të respektoni rregullat teksa ky vit shpaloset përpara jush. Një mundësi udhëtimi në muajin maj që hap opsione të reja ekzotike, në qershor gjithçka fokusohet te puna dhe karriera ndërsa nëntori prek financat tuaja. Lidhje të reja dhe të forta në shoqëri, nuk përjashtohen as lidhjet intime, do të vijnë gjatë tre muajve të fundit të 2020-ës. Këshillat: Janar: Gjatë fundit të këtij muaji, mundësi të reja avancimi në disa projekte Shkurt: Jeni plot energji, do ta drejtoni karrierën në rrugën e duhur Mars: Tregoni më tepër interes për pasionet dhe hobit, mund të sjellin mundësi të reja Prill: Menaxhimi i financave është çelësi i mbijetesës këtë muaj Maj: Do të shijoni pasion dhe dashuri në maksimum këtë muaj Qershor: Koha e duhur të bëni një investim të madh, makinë apo shtëpi Korrik: Ju nevojitet relaksim jo vetëm fizik por edhe mendor Gusht: Mos ndërmerrni veprime impulsive në dashuri Shtator: Ndjehuni të lirë të shpenzoni disa para për qejfin tuaj Tetor: Mos kini frikë të hiqni dorë nga marrëdhëniet që nuk funksionojnë Nëntor: Tregoni kujdes me financat Dhjetor: Fokusohuni te vetja dhe te puna, optimizmi që ju karakterizon do t’ju ndihmojë të kaloni çdo pengesë.

Akrepi

23 Tetor – 21 Nëntor

Viti 2020 do të jetë i mbushur plot pasion në çdo fushë. Pasioni udhëheq jetën e Akrepit, qoftë në dashuri, dëshirë, punë apo çdo fushë tjetër të jetës. E duket se përgjatë këtij viti nuk do të mungojë duke sjellë zbulime të reja si dhe ndohje intense dhe interesante. Paratë që i ndani me dikë tjetër, partneriteti në financa dhe asetet e rëndësishme që ju dispononi së bashku janë tepër të influencuara nga personi tjetër i rëndësishëm. Disiplina dhe vetëkontrolli janë tepër të nevojshme gjatë gjithë vitit, të dish se cilën rrugë do të duhet të ndjekësh është e lehtë, vetëm luani sipas rregullave. Eklipset hënore të këtij viti do të sjellin esencën e vetë në jetën tuaj. Në janar një event tepër i rëndësishëm do të ndodhë, që ka të bëjë me pasionin e madh të përshkruar më lart. Qershori do të sjellë situata të këndshme njohje të reja që hapin një sërë mundësish të reja për ju. Eklipsi i fundit hënor ndodh në nëntor në shenjën tuaj duke sjellë njëkohësisht edhe mundësi për fillime të reja. E rëndësishme është t’i kushtoni vëmendje nevojave dhe dëshirave duke zgjedhur me kujdes rrugën e duhur për t’i arritur. Këshillat: Janar: Moment ideal për të rizbuluar partnerin/en, pasionet dhe dëshirat Shkurt: Një muaj plot sukses, shumë persona me influencë do jenë prezent në jetën tuaj Mars: Do të bëni shpenzime të mëdha Prill: Një nga muajt më të mirë për të avancuar profesionalisht Maj: Mos u tregoni impulsiv në marrëdhënien me partnerin/en tuaj këtë muaj Qershor: Rekomandohen më tepër ushtime fizike dhe një mënyrë jetese më e shëndetshme Korrik: Shtyni pagesat e mëdha për muajin tjetër Gusht: Muaji ideal për të hedhur një hap të madh në lidhjen tuaj dashurore Shtator: Gjeni metoda për të rritur energjitë tuaja Tetor: Suksesi është në anën tuaj këtë muaj Nëntor: Një muaj plot energji dhe arritje Dhjetor: Do të jeni plot energji dhe tepër aktiv, duke patur nxitje morale edhe për vitin tjetër.

Shigjetari

22 Nëntor – 21 Dhjetor

Disa nga aspektet më energjike gjatë vitit 2020 do të jenë partneriteti në punë, dashuria në familje dhe çdo lloj tjetër marrëdhënie mes jush dhe personave që ju rrethojnë si të afërmit e shoqëria. Nga romantizmi dhe intimiteti, te ndërlidhjet në biznes dhe përkushtimet e tjera qoftë në shoqëri apo punë, aleancat forcohen gjatë këtij viti. Ka rregulla dhe udhëzime për të ndjekur, por midis tyre ka edhe mundësi të mira për marrëdhënie të reja që janë të ndërtuara mbi besim, dashuri dhe respekt. Të përkushtoheni më tepër emocionalisht ndaj obligimeve si dhe të gjeni lidhje më empatike në botën tuaj të brendshme do të thotë ta bëni këtë vit më të ndritur. Eklipsi i plotë i Diellit që ndodh në shenjën tuaj, do të sjellë mundësi të fuqishme në jetën tuaj. Bëhuni gati të kapni ato ëndrra dhe qëllime që keni vite që po i ndërtoni. Këshillat: Janar: Ngjarje të pa parashikuara mund të ndodhin, përballojini me guxim Shkurt: Moment i mirë të nisni zbatimin e ideve tuaja Mars: Do të duhet të merrni hapa të rëndësishëm në karrierë Prill: Tregohuni më fleksibël, kuptoni ndjenjat e partnerit/es tuaj Maj: Mundohuni të qëndroni larg blerjeve impulsive Qershor: Gjendja mendore dhe fizike do të jetë shumë e mirë gjatë këtij muaji Korrik: Rralloni disa prej aktiviteteve, në të kundërt do përjetoni stres dhe tension Gusht: Koha ideale për të përforcuar lidhjen tuaj dashurore Shtator: Në mes të shtatorit do të keni shpenzme të mëdha financiare Tetor: Gjeni kohë për t’u relaksuar Nëntor: Stabilitet financiar, por shpenzojini paratë me kujdes Dhjetor: Një muaj plot energji pozitive, buzëqeshje dhe qetësi shpirtërore.

Bricjapi

22 Dhjetor – 19 Janar

Mësoni gjëra të reja gjatë këtij viti dhe aplikojini ato gjatë marrëdhënieve të përditshme me persona të tjerë, duke hapur kështu më tepër mundësi si në fushën profesionale dhe atë sentimentale. Qëndroni të fokusuar te detajet, punoni për të forcuar edhe më tepër miqësitë dhe aleancat. Të kujdesesh për veten është po aq e rëndësishme sa të kujdesesh për detyrimet dhe përgjegjësitë që janë pjesë e jetës tuaj. Eklipsi hënor në janar do të sjellë ngjarje të këndshme emocionale në dashuri si dhe gjatë qershorit në rrethin e miqve tuaj. Dy eklipset ndezin zjarrin e egos te ju, duke ju shtyrë të arrini ato qëllime që i keni vënë vetes por njëkohësisht duke hapur një sërë mundësish të reja gjatë 2020-ës. Eklipsi i plotë diellor në muajin dhjetor i bën të arritshme disa nga ëndrrat tuaja. Këshillat: Janar: Planifikoni mirë buxhetin, ka shpenzime të papritura nga mesi i muajit Shkurt: Një dashuri e re në horizont për ata që janë single Mars: Do të shkëlqeni në karrierë gjatë këtij muaji Prill: Të qenurit praktik do ju ndihmojë në jetën personale dhe profesionale Maj: Takime romantike për Bricjapët beqarë, që mund të shkojnë drejt lidhjeve serioze Qershor: Një muaj plot energji dhe vitalitet Korrik: Nuk do të keni shpenzime të mëdha, mund të kurseni para për një rast më të rëndësishëm Gusht: Do të fitoni më tepër autoritet dhe fuqi në punë Shtator: Eksploroni mundësi për investime të reja, do të keni mbështetjen e miqve dhe kolegëve Tetor: Shmangni kequshqyerjen, ushqimet me shumë kalori Nëntor: Puna në grup do të sjellë shumë avantazhe Dhjetor: Shpenzime për udhëtime apo argëtim, mos u kurseni.

Ujori

20 Janar – 18 Shkurt

Gjatë 2020-ës do të përjetoni momente mahnitëse, plot situata intriguese dhe momente të paharrueshme. Nëse jeni beqarë, historitë romantike, që do t’ju bëjnë të bini në dashuri janë thuajse të paevitueshme. Me tre eklipse hënore, dy eklipse diellore, një prej të cilëve bie i plotë në muajin dhjetor, përgatituni për mundësi të pafundme gjatë 2020-ës. Këshillat: Janar: Moment i mirë të krijoni lidhje të reja, por që duhen trajtuar me kujdes Shkurt: Dashuria do të përmirësohet së tepërmi gjatë këtij muaji Mars: Rekomandohet dietë dhe ushtrime fizike Prill: Falë pozicioneve planetare, jeta personale do të jetë tepër e mirë Maj: Momente me fat dhe situatë financiare tepër e mirë Qershor: Mos u stresoni dhe kontrolloni impulset Korrik: Këtë muaj, komunikimi dhe sinqeriteti janë çelësi që marrëdhënia të ecë përpara Gusht: Evitoni blerjet impulsive dhe shpenzoni para për aktivitete relaksuese Shtator: Takti dhe diplomacia do të bëjnë mrekullira në karrierën tuaj. Marrëdhënia me klientët është çelësi i suksesit Tetor: Do të keni promovim, rritje rroge Nëntor: Mund të ndodhin shpenzime të papritura Dhjetor: Evitoni ushqimet me yndyrë, do iu shkaktojnë probleme me sistemin tretës.

Peshqit

19 Shkurt – 20 Mars

Shtëpia është fokusi për vitin 2020. Aty është rehatia, komforti dhe dashuria e ngrohtë e njerëzve që ke pranë. Puna e vështirë do të japë edhe shpërblim të madh. Së bashku me tre eklipset hënore që do të sjellin shumë fat gjatë këtij viti, ju do të arrini të ndërtoni kështjellën personale, dhe ta mbushni atë me ç’ka dëshironi. Dy eklipset diellore gjithashtu rrisin egon te ju, duke ju motivuar të arrini ato qëllime që i keni vënë vetes prej një kohe të gjatë. Ka plot mënyra të reja për t’i dhuruar dashuri të gjithë ayre që ju qëndrojnë pranë dhe ju mbështesin gjatë këtij viti plot arritje, ndaj mos hezitoni ta bëni. Këshillat: Janar: Do të keni arritje profesionale, nuk përjashtohet një udhëtim Shkurt: Vëmendja do të kthehet nga familja, dikush ka nevojë për mbështetjen tuaj Mars: Më shumë punë do të thotë më tepër sukses në punë Prill: Këshillohen ushtime fizike dhe dietë për të ruajtur nivelet e energjisë Maj: Momenti i duhur për të investuar në prona Qershor: Metabolizmi është shkëlqyeshëm, zgjidhni ushqime të freskëta Korrik: Përqëndrohuni në një ose dy projekte dhe punoni për finalizimin e tyre Gusht: Pasioni dhe romanca mbizotërojnë këtë muaj Shtator: Peshqit single do të kenë shansin të takojnë shpirtin binjak Tetor: Kujdes nga tejlodhja për shkak të punës me orar të zgjatur Nëntor: Do të merrni frytet e investimeve të mëparshme, menaxhoni mirë financat Dhjetor: Do të ndjeni lodhjen e një viti plot arritje, por asgjë serioze në shëndetin tuaj.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *