Insektet po zhduken, rrezik për njerëzimin

Raporte të ndryshme tregojnë se popullatat e insekteve nëpër botë po tkurren ndjeshëm, por si i prek kjo njerëzit?

Një studim i kohëve të fundit tregon se bletët, milingonat dhe brumbujt po zhduken tetë herë më shpejt sesa gjitarët, shpendët dhe zvarranikët, shkruan gazeta “Zëri”.

Një nga arsyet kryesore për këtë fenomen konsiderohet intensifikimi i bujqësisë, përdorimi i pesticideve dhe ndryshimet klimaterike. Por për botën ku ne jetojmë, ky nuk është lajm i mirë.

“Nëse ikin insektet,praktikisht ikin dhe njerëzit” thonë kërkues si Sylvia Myers, i cili shpjegon arsyen perse ata janë kaq të rëndësishëm. Insektet konsiderohen tejet të rëndësishëm në prodhimin e ushqimit, janë përgjegjës për pllenimin e rreth 75% të kulturave bujqësore të globit./shqip.info

By SHQIP

Founder and CEO në shqip.info / Ideues dhe krijues për shqip.info! Më moton : Shqipëria do të jetë më pranë jush gjithmonë!

Leave a comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *