Categories
Lajme

Katër shtete i thonë jo Shqipërisë sot vendimi i është komunikuar Hahnit

Në një moment kur krerët e shtetit po vijojnë me lobimin e tyre, për të siguruar një mbështetje të gjerë për hapjen e negociatave, gazeta kryesore austriake Die Presse ka tronditur me një shkrim të saj lidhur me çështjen e negociatave.

Sipas, Die Press njofton se sot është marrë de facto vendimi i Bashkimit Europian për të mos hapur negociatat me Shqipërinë.  “Franca Hollanda, Danimarka por edhe Gjermania janë kundër ose nuk janë pro, dhe se Këshilli i Ambasadorëve në BE sot i ka komunikuar këtë gjë komisionerit Hahn.”, -shprehet austriakja.

Sipas gazetës: “Një diplomat europian është shprehur  Die Presse-s se kishte dyshime për vullnetin e sinqertë për reforma: Shihni protestat ne Shqipëri dhe sidomos sesi reagon qeveria. A mund të dallosh aty një përpjekje?  Dhe të mos harrojmë: ishte Komisioni Europian që para dy tre vjetësh paralajmëroi rrezikun e kapjes së shteti nga krimi i organizuar.”

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *