Në parlamentin e Hong Kong-ut ka plasur grushti. Deputetët ndonëse duhej të diskutonin ndryshimet e parashikuara në ligjin që lejon dërgimin e të dyshuarve në Kinë për gjykim, kanë përfunduar duke goditur njëri-tjetrin.
Pas përleshjes, disa prej deputetëve janë lënduar, dhe një prej tyre u dërgua me urgjencë në spital.
Ligjvënësi demokrat Gary Fan u rrëzua, dhe u largua nga Parlamenti me një barelë.
Kritikët besojnë se ndryshimi i propozuar në ligjin e ekstradimit, do të cënojë liritë që Hong-Kongu gëzon aktualisht.