Categories
Shëndeti Shikon ne enderr

Këshillat e duhura si të bëni një gjumë të mirë

Gjumi është një pjesë thelbësore e shëndetit dhe mirëqenies.

Nëse njeriu nuk fle si dhe sa duhet, atëherë do të përballet me një luhatje të thellë hormonale dhe funksione të dobëta të trurit.

Mungesa e gjumit shkakton shtim në peshë, rrezik në rritje të sëmundjeve të zemrës, jo vetëm tek të rriturit por edhe tek fëmijët.

Gjumi i mirë nga ana tjetër ju ndihmon të hani më pak dhe të jeni të shëndetshëm.

Megjithatë, të rralla janë rastet kur gjumi i mirë është i vazhdueshëm.

Për të garantuar këtë, ju nevojiten hapat e mëposhtëm të shtjelluara nga AgroWeb.

Më Shumë Dritë Gjatë Ditës

Drita natyrale gjatë ditës e mban ritmin biologjik të trupit në nivele të shëndetshme por edhe siguron që cilësia dhe kohëzgjatja e gjumit do të jetë në nivele optimale.

Përpiquni të jeni sa më në kontakt me dritën natyrale gjatë ditës.

Më Pak Nuanca Blu Gjatë Mbrëmjes
Ekspozimi ndaj dritës natyrale gjatë ditës është i mirë, por ekspozimi ndaj dritës artificiale me ngjyrë blu ka efekt të kundërt.

Ky ndriçim e mashtron trurin dhe e bën të mendojë se është akoma ditë dhe pengon prodhimin e melatoninës, hormonit të gjumit.

Ky ndriçim vjen nga pajisjet elektronike si kompjuteri apo celularët.

Përpiquni të mos shikoni televizor të paktën 2 orë përpara se të bini për të fjetur.

AgroWeb ju sugjeron të mos pini kafe pasdite vonë dhe të mos flini gjatë ditës, nëse keni vështirësi per të fjetur në darkë.

Gjumi Me Orar
Ritmi biologjik i trupit ka nevojë për rregull dhe përpikmëri.

Kur flini dhe zgjoheni në një orar të caktuar keni një gjumë më cilësor.

Nëse nuk i përmbaheni orareve rregullisht, atëherë do të pengoni prodhimin e melatoninës që sinjalizon trurin kur është koha të flejë.

Nëse i përmbaheni orareve, shumë shpejt nuk do të keni nevojë për alarm.

Suplementët e Melatoninës

Melatonina është një hormon kyç për gjumin cilësor.

Suplementët e melatoninës që blihen në farmaci janë shumë të njohura për njerëzit që kanë vështirësi në të fjetur.

Suplementi duhet marrë 30-60 minuta përpara se të bini për të fjetur.

Një tjetër suplement i dobishëm është magnezi që qetëson trupin dhe trurin dhe përmirëson qetësinë e gjumit.

Lavanda është një suplement bimor që ka efekt qetësues.

Mos Pini Alkol
Pirja e alkolit ka një ndikim negativ tek gjumi dhe hormonet.

Alkoli përkeqëson simptomat e gërrhitjes dhe pagjumësisë.

Dhoma e Gjumit
Dhoma e gjumit duhet të jetë në errësirë, e pastër dhe e ajrosur mirë.

Ju duhet të jeni të mbrojtur nga zhurmat e jashtme të cilat prishin gjumin.

Temperatura e ajrit në dhomë duhet të jetë rreth 20 gradë celcius por jo shumë e ngrohtë dhe as shumë e ftohtë.

Fikni dritat, shtrihuni në qetësi dhe transformojeni dhomën e gjumit në një oaz qetësie.

Ushqimi Përpara Gjumit
Nëse konsumoni ushqim të pasur me karbohidrate disa orë përpara se të shtriheni për të fjetur do të flini më mirë.

Por cilësia e gjumit prishet rëndë nëse hani ushqim pak përpara se të bini për të fjetur.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *