Në një fshat gazmor të vendosur buzë një pylli, jetonte një vogëlushe e hirshme me nënën e vet.
Ishte shumë e bukur. Kishte një fytyrë të trëndafiltë porsi një mollë, sy të kaltër si qielli i pranverës dhe flokë kaçurrela e të verdhë si gruri i pjekur.
Përtej pyllit banonte gjyshja e saj, një plakë simpatike, që e donte shumë të mbesën, së cilës, kur mbushi shtatë vjeç, i kishte dhuruar një mantel fort të bukur me një kapuç të kuq. Sa herë që dilte nga shtëpia, vogëlushes i pëlqente ta vishte atë, prandaj gjithë banorët e fshatit ia ngjitën emrin Kësulkuqja. Sapo mbaronte punët e shtëpisë, vajza vraponte në pyll, ku jetonin kafshë të vockëla, me të cilat kishte miqësi. Çdo mëngjes herët ajo i merrte me radhë për të parë nëse kishin ushqim të mjaftueshëm, nëse putra e ketrushit ishte shëruar dhe nëse lepurushët kishin pushuar së bezdisuri iriqin plak.
Në një mëngjez pranvere, një lepurush i bardhë arriti duke gulquar te shtëpiza e Kësulëkuqes dhe i tha:
– Më dërgoi gjyshja e jote. Ka zënë krevatin, ka kollë dhe i janë mbaruar ushqimet. Duhet të nxitosh për tek ajo!
Nëna përgatiti me kujdes një sjportë të vogël plot me gjëra të mira, nëtë cilën vuri edhe një shurup për kollën. Kurse vogëlushja veshi mantelin e saj me kapuç të kuq.
– Të lutem, – i tha nëna, – çoja të gjitha këto gjyshes dhe mos u ndalo rrugës sepse nuk do të dëshiroja që të takohesh me njerëz të këqinj.
Vogëlushja u vu për rrugë e shoqëruar nga miku i saj i vogël.
Kaluan pak çaste dhe ajo nuk ishte më e vetëm. Një drenush i vogël doli shpejt nga pylli dhe eci përkrah saj. Edhe ketrushi nuk deshi të mbetej pas, ai doli nga strofka dhe filloi ta ndiqte me kërcime të vogla. Shoqërinë e vogëlushes e plotësuan edhe zogjët, që njëri pas tjetrit uleshin mbi shportën e Kësulëkuqes, duke çukitur ndonjë thërrimë nga ëmbëlsira, që nëna kishte bërë për gjyshen. Pas një ore rrugë Kësulëkuqja u tha;
– Tani kthehuni nëpër shtëpitë tuaja pa bërë naze, sepse nënat mund të jenë shqetësuar.
Prisheqefas e disi buzëvarur kafshët e vogla morën rrugën e kthimit por më parë e këshilluan;
– Ke kujdes Kësulëkuqe, sepse ujku i keq andej nga mbrëmja del nëpër pyll dhe, po takoi fëmijë, i hanë përnjëherë. Ec shpejt e mos u ndalo!
– Mos keni merak!…Do të kem kujdes! – tha vajza dhe vazhdoi të ecte vetëm e me hap të shpejtë.
Por në pyll kishte shumë luleshtrydhe të vogla e të kuqe me aromë të mirë dhe Kësulëkuqja mendoi: “Luleshtrydhet e pëlqejnë edhe gjyshes! tani do të mbledhë ca shpejt e shpejt e di t’ia çoj…kam për të humbur vetëm gjusëm minute.” Por, luleshtrydhe në këtë anë e këputë një në anën tjetër, kaloi kohë dhe vogëlushja s’po kujtohej.
Papritur dëgjoi një kërkëllimë të lehtë që vinte nga një grumbull shkurresh. Ngriti kokën, shikoi andej dhe
pa dy sy të mëdhenjë.
Kësulëkuqja u rrënqeth dhe filloi të dridhej edhe më shumë kur e kuptoi se ata sy të këqinj ishin sytë e ujkut!
Ujku doli nga vendi ku ishte fshehur dhe, duke u përpjekur ta hollonte e ta ëmbëlsonte zërin, i tha;
– Ku po shkon në këtë orë, vogëlushe e bukur?
– Po shkoj te gjyshja ime e sëmurë për t’i çuar mjaltë, një ëmbëlsirë dhe gjithë ato luleshtrydhe. – u përgjigj Kësulëkuqja.
– E ku banon gjyshja jote? – pyeti prap ujku.
– Përtej pyellit. – tha vajza e padjallëzuar.
Ujku dinak i uroi shërim të shpejtë për gjyshen dhe, pasi e përshëndeti Kësulëkuqen, me katër kërcime të shpejta u zhduk nëpër gjethnajën e pyellit. E habitur vogëlushja morri rrugën përsëri, ndërkohë që ujku, duke vrapuar si era, kishte arritur në afërsi të shtëpisë së gjyshes.
Që të mund të hynte mbrenda pa e njohur kush, ujku mblodhi një tufë të madhe lulesh dhe u fsheh pas tyre, me shpresën se do të dukej si Kësulëkuqja dhe se do të bënte çmos që gjyshja ta kuptonte sa më vonë të ish e mundur se kishte përballë saj ujkun. Iu afrua shtëpisë me hapa hajduti dhe trokiti tri herë në portë.
– Kush është? – pyeti nga mbrenda një zë i hollë.
Ujku plak u përpoq t’i përgjigjej me një zë si fëmijë:
– Jam Kësulëkuqja. Kam ardhur të të sjellë ca ushqim dhe ilaçet.
– Tërhiqe spangon e shulit dhe dera do të hapet. – u përgjigj gjyshja.
Ujku i prapë këtë priste dhe hyri.
– Afrohu, vogëlushe! Hajde e më jep një të puthur! – tha gjyshja, e cila nuk e dinte rrezikun që po i kanosej.
Ujku nuk priti ta lusnin më. Ai bëri një goxha kërcim dhe e kullufiti menjëherë gjyshen e shkretë.
Pasi e kishte shijuar mirë e mirë ate që hëngri, filloi të rrëmonte në dollap. Gjeti një këmishë nate dhe një shkufe e u sajua me to. Pastaj u shikua me kujdes në pasqyrë për t’u bindur se midis tij dhe gjyshes nuk kishte asnjë ndryshim. U afrua te porta, e mbylli duke i dhënë një të shtyrë me putër, pastaj shkoi e u shtri në krevatin e gjyshes, duke pritur Kësulëkuqen, që nuk vonoi të vinte.
Pas pak minutash, në portë u dëgjuan tri trokitje të lehta.
– Kush është? – pyeti ujku, duke u përpjekur të shkërbente zërin e gjyshes.
– Jam unë, Kësulëkuqja, gjyshe! – tha vajza.
Ujku u mbulua mirë me batanije, priti ca, pastaj bërtiti:
– Tërhiqe shulin dhe porta do të hapet!
Kësulëkuqja tërhoqi shulin dhe porta u hap. Vuri shportën mbi tavolinë e iu afrua gjyshes.
– Si ndjehesh, gjyshe? – e pyeti.
Ndërkohë, ujku filloi të bënte ca lëvizje të ngathëta, duke zbuluar pa dashur putrat e tijë.
Ujku, që më në fund ishte i ngopur, ra përsëri në krevat i kënaqur dhe fjeti. Kishte humbur në një gjumë kaq të thellë sa që, kur gërrhiste, tundej e gjithë shtëpia sikur po binte tërmet. Në këtë kohë kaloi atypari me pushkën kraheqafë gjuetari Ubaldo, një i njohur i ghyshes. Kur dëgjoi këtë zhurmë, u afrua me vrap te shtëpia dhe mendoi: “Ç’farë mund t’i ketë ndodhur plakës së mirë? “
Ç’është e vërteta, Ubaldoja nuk ishte ndonjë gjahtar i guximshëm dhe gjatë jetës kishte vrarë vetëm ca miza mbi hundën e vet.
Në vend që të hynte nga dera, babaxhani shikoi me kujdes nga një dritare gjysëm e mbyllur, që binte në dhomën e gjyshes. Në krevatin e saj pa ujkun të shtrirë qetësisht, që po flinte për shtatë palë qejfe.
Atëherë Ubaldoja mbushi armën, e futi tytën e saj te dritarja dhe mori çastin e fundit. Papritur, ai goditi shkarazi stomakun e ujkut, që plasi si një tullumbace.
Në këtë pshtjellim, Ubaldoja u turr me vrap në shtëpi. Para syve të tijë u shfaqen Kësulëkuqja dhe gjyshja shëndoshë e mirë pranë lëkurës së ujkut, që tashmë kishte ngelur top në vend.
Ato të ngratat e falënderuan me gjithë zemër Ubaldon, duke e puthur e përqafuar disa herë. Gjuetarit të ndrojtur i vinte turp nga kjo dashuri e mashe që po tregonin për të, por ama kuptohej se i pëlqente që, krejt papritur, po e vështronin si hero.
Në pyll, kur e morren vesh që Kësulëkuqja dhe gjyshja e saj kishin shpëtuar, ndërsa ujku i egër nuk do të mund t’i bënte më dëm askujt, të gjithë u gëzuan pa masë. Edhe nëna e fali Kësulëkuqen. Kjo premtoi se, në të ardhmen, do të tregohej më e mënçur dhe nuk do të ndalej më për të biseduar në rrugë me të panjohur, sepse ujq ka gjithandej dhe sepse më të rrezikshmit janë ata që shtiren sikur janë të mirë e të sjellshëm.